LAJMI I FUNDIT:

Pamjet nga ajri të ajsbergut me përmasat e Londrës, që është shkëputur nga Antarktida

Pamjet nga ajri të ajsbergut me përmasat e Londrës, që është shkëputur nga Antarktida

Shkencëtarët kanë publikuar pamjet e para të filmuara nga ajri të një ajsbergu të madh, që u shkëput nga ‘rafti’ i akullit të Antarktidës në janar.

A81, një ajsberg me madhësinë e Londrës, u shkëput nga Brunt Ridge në fillim të këtij viti, një dekadë pasi u shfaqën çarjet e para, transmeton Telegrafi.


“Një ajsberg i kësaj madhësie do të ketë një ndikim të madh në ekosistemet e oqeanit, të cilat janë shtëpia e një pasurie të jetës detare të larmishme. Këto ndikime mund të jenë pozitive dhe negative”, shpjegoi ambientalisti Geraint Tarling, siç raportohet nga Science Alert.

Pamjet nga ajri tw realizuara nga British Antarctic Survey (BAS), tregon se sa masiv është në të vërtetë ky bllok akulli, i cili edhe kur shihet nga lart duket si një pllakë e ngrirë e pafund.

Por ajo që ne mund të shohim është vetëm një pjesë e ajsbergut, pasi pjesa më e madhe e masës së tij shtrihet qindra metra në thellësi.

Për shkak të shkëputjes së ajsbergut, BAS duhej të lëvizte të gjithë stacionin kërkimor në mënyrë që të mos përfundonte duke lundruar në det.

Kështu në vitin 2016, kur të dhënat satelitore treguan se çarja po zgjerohej, zhvendosi stacionin kërkimor Halley për 23 kilometra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Kalo në kategori