LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e rrahjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Pamjet e rrahjes ndërmjet Dardan Molliqajt dhe Haki Abazit

Është publikuar video e rrahjes mes kandidatëve për deputetë, Dardan Molliqaj dhe Haki Abazi e cila ndodhi rreth tri javë më parë në Fushë Kosovë.

Përfaqësuesit e PSD-së dhe VV-së ishin përfshirë në përleshje fizike, pas një debati televiziv i cili ishte i shoqëruar me tensione, akuza e ofendime ndaj njëri-tjetrit.


Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj përleshen fizikisht pas debatit televiziv
Lexo po ashtu Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj përleshen fizikisht pas debatit televiziv

Dhuna fizike mes Molliqajt e Abazit kishte eskaluar në korridorin e një kolegji, teksa po dilnin nga studioja e improvizuar televizive ku po transmetohej emisioni ndërsa e tërë ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë, shkruan Sinjali.

Policia konfirmon sulmin fizik të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit, pas debatit televiziv - tregon detajet
Lexo po ashtu Policia konfirmon sulmin fizik të Dardan Molliqajt ndaj Haki Abazit, pas debatit televiziv - tregon detajet

Prej asaj dite, policia nuk ka bërë asnjëherë të ditur se kush ishte ai që çoi dorë i pari për t`i qëruar hesapet fizikisht dhe kush ishte viktimë e këtij sulmi.

Gazeta Sinjali sjell pamje ekskluzive të pacenuara nga kjo ngjarje e pazakontë që befasoi opinionin kosovar.

Abazi: Molliqaj më ka sulmuar jashtë studios
Lexo po ashtu Abazi: Molliqaj më ka sulmuar jashtë studios

Rasti është duke u trajtuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe deri më tash janë ndërmarr një varg veprimesh hetimore.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori