LAJMI I FUNDIT:

Pamjet e para të gjeneratës së re të Mercedes S-Class (Foto)

Pamjet e para të gjeneratës së re të Mercedes S-Class (Foto)

Spiunohet Mercedes S-Class, në pjesën e brendshme dhe të jashtme

Kurdo që Mercedes e lanson S-Class të ri, do të vendosë standarde të reja në segmentin e veturave luksoze, me nivelin e ndërtimit dhe teknologjisë, transmeton Telegrafi.


Pamjet e reja që janë siguruar prej spiunëve, heqin çdo dyshim se kjo gjeneratë do të arrijë pritshmërinë.

Modeli i tanishëm është lansuar para pesë vitesh, ndërsa i është bërë një freskim i lehtë më 2017. Punimet ende po vazhdojnë dhe ka shumë për të bërë, për modelin e ri që pritet të arrijë më 2020. Reporterët ia kanë dalë ta fotografojnë nga afër, madje edhe enterierin gjigant që do ta ketë

Megjithëse gjithçka është e mbuluar me shtresa të trasha, mund të thuhet se poshtë tyre janë ekranet gjigante dhe konsolat, që shërbejnë për navigacion dhe  informata të ndryshme.

Sistemi i ventilimit është i vendosur pak më lartë se zakonisht, por kjo mund të ndryshojë në të ardhmen. Në anën tjetër, shihet një tavan i madh panoramik, që i lë mundësi të përkryera që të shihet qielli.

Meqenëse në S-Class janë bërë punime të shumta për autopilot, nuk përjashtohet mundësia, që shoferi t’i heqë duart nga timoni.

Pasi mund të ketë të integruar nivelin e tretë të vetë vozitjes, që e merr nën kontroll makinën edhe në rrugë të hapur. Pritet që nën kapak të ofrohen dy versione, 3.0-litra apo 4.0-litra V8 me pak elektrizim, së paku të jenë hibrid të butë. Deri më tani, Mercedes e ka punuar një S-Class tërësisht elektrik, por kjo do të jetë pjesë e linjës të EQ. /Telegrafi/