Policia e Kosovës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës kanë kthyer në vuajtje të dënimit, Driton Hajdarin i dënuar për tentim vrasje në rastin “Bllaca”, përkundër faktit që sëmundja e tij është e pashërueshme ‘skleroza amfitrofike laterale’, dhe kërkon trajtim të veçantë.
Dritoni ka raporte nga specialistët dhe shefi i burgjeve të Kosovës që duhet të jetë i shoqëruar dhe që trajtimi i tij nuk mund të bëhet në burg, megjithatë Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur që ai të kthehet në burg për vuajtjen e dënimit.
Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut ka thënë se nga aspekti i të drejtave të njeriut asesi nuk duhet të dërgohet në burg, pasi dërgimi i tij në burg është nënshkrim për vdekjen e tij.
Ai dje është marrë në shtëpinë e tij nga pjesëtarët e Policisë dhe Shërbimit Korrektues për ta dërguar në burg. E një video e siguruar nga KosovaPress, tregon për gjendjen e rënd të tij por edhe momentet e vështira të familjes. Video nis me vajin e fëmijëve dhe pastaj aty shihen pjesëtarët e Policisë dhe Shërbimit Korrektues, të cilët me një shtrat lëvizës hynë në shtëpinë e Driton Hajdarit.
Bashkëshortja e Dritonit u thotë policëve se duhet t’ia marrin barnat e Dritonit, derisa dëgjohet duke thënë se çfarë tmerri.
Po ashtu, dëgjohet nëna e Dritonit e cila i tregon zyrtarëve korrektues se si ta kapin Dritonin për ta vendosur në shtrat, duke i thënë se nuk i lëvizin duart, ndërsa duhet të kenë kujdes me qafën, pasi nuk ka mundësi ta kontrollon kokën.
Gjendja e Dritonit shihet mjaft e rënd edhe gjatë vendosjes në shtrat, e shumë emocionuese është edhe përshëndetja me fëmijë dhe nënën.
Familja nuk kërkon asgjë më shumë se sa trajtim njerëzor ndaj djalit të tij, gjë që edhe raportet mjekësore kanë konstatuar se nuk mund të ndodhë në Shërbimin Korrektues.
Bashkëshortja e Dritonit, ka thënë për KosovaPress, se ky është tmerri që institucionet tona ia bëjnë kësaj familje, duke shkelur të drejtat e njeriut.
“Na mytën, kjo është një padrejtësi që bëri Gjykata Themelore, e cila po shkel të drejtat e njeriut, pasi Dritoni nuk ka mundësi të merr trajtimin e nevojshëm në burg”, ka thënë ajo.
Ajo shton se Dritoni është dënuar për tentim vrasje me 7 vjet burg, ku prej tyre, më shumë pesë vjet burg i ka mbajt dhe i kanë mbetur edhe 20 muaj.
Bashkëshortja e tij ka treguar edhe për gjendjen e fëmijëve.
“Mbrëmë u desh me i ruajt tërë natën se na lajmëruan policia që vinë, edhe natën për mos me i lan me trokit fort se fëmija mu kanë tranu, katastrofë”, tha ajo, derisa tregoi se që nga momenti që e kanë marrë dje në orën 10:00, të mëngjesit, Dritonit nuk iu është dhënë as ushqim, as ujë dhe as terapia, deri në orën 20:00.
“As terapinë nuk ia kanë sjellë, këto sene burgu duhet me i kryer. Dritonit qysh prej djeshit është pa barna, burgu nuk po ia siguron Rilutek, D3 vitamin, Nero betik, Neuromidin. Këto barna janë jetike për atë por ata po thonë ne nuk kemi. Ai vet nuk mundet as me pi, as me hëngër pa i dhënë dikush. Mos mi dhanë dikush me hëngër, ai ashtu mbetet se duart i ka të pa lëvizshme. Edhe pesë vjet le ti mban veç le ta shërojnë”, ka thënë ajo.
Përndryshe, Driton Hajdari në një letër publike ditë më parë ka shkruar se sëmundja e tij iu ka shfaqur në burg në rrethana misterioze, ku gjatë dy viteve nuk iu është dhënë trajtim nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, derisa sëmundja ka marrë përmasa kritike.
“Unë çdo ditë ballafaqohem me sëmundje që ma rrezikon jetën, kurse, ata marrinë vendim që të më kthejnë në burg, përkundër faktit se ka dokumente që nuk mund të trajtohem në burg për shkak të mungesës së kushteve”, tha ai.
Sipas tij, nuk kundërshton vendimin që merr gjykata por ka kërkuar që në burg t’iu sigurohen barnat që nuk gjenden në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Humb kontrollin e mjetit dhe bie në Lumin Lana, vdes shoferi
“Jam Taulant Balla. Më duhen urgjent 100 mijë euro”, biznesmeni në Shqipëri bie pre e mashtrimit
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak