LAJMI I FUNDIT:

Pamje të tmerrshme: Gruaja afgane futet në një gropë, mbytet me gurë nga një turmë e tërbuar

Pamje të tmerrshme: Gruaja afgane futet në një gropë, mbytet me gurë nga një turmë e tërbuar

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë se si një grua afgane u vra me gurë nga një turmë e zemëruar, në një sulm për të cilin aktivistët kanë fajësuar talibanët.

Sipas DailyMail, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një grua që ka duke qarë në një gropë, ndërsa ajo është “e mbështjellë” me gurë para një turme të dëshmitarëve.


Një zëdhënës i presidentit të Afganistanit, Ashraf Ghani, ka drejtuar gishtin kah talibanët, duke akuzuar grupin militant për ‘mizori’.

Talibanët pretendojnë se pamjet janë nga viti 2015, por aktivistët nuk u besojnë atyre dhe ata dhe Komisioni i Pavarur i të Drejtave të Njeriut në vend po heton çështjen.

Laila Haidari, një aktiviste e shquar afgane, tha të shtunën se talibanët kishin vrarë me gurë gruan ‘disa ditë më parë’ në provincën Ghor.

Një aktivist tjetër, Farangies Shah, gjithashtu deklaroi se goditja me gurë kishte qenë e kohëve të fundit ndërsa ajo synoi negociatat e mundshme me talebanët. /Telegrafi/