LAJMI I FUNDIT:

Pamje të shpërthimit të vullkanit “të fjetur për shekuj”, por tanimë shumë aktiv në Indonezi

Pamje të shpërthimit të vullkanit “të fjetur për shekuj”, por tanimë shumë aktiv në Indonezi

Një vullkan indonezian shpërtheu të martën, duke dërguar re të hirit deri në 5 kilometra lart në qiell.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për vullkanin e “vendosur” në Sumatrën Veriore, në malin Sinabung.

Ai siç bëhet e ditur, shpërtheu për herë të parë në vitin 2010 pasi ishte joaktiv për shekuj.

Por, shkruajnë mediat huaja, që nga ajo kohë ai ka parë një rritje të aktivitetit të tij gjatë vitit të fundit.

Për fat të mirë, deri më tani nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.

Gjithsesi, vendasit janë këshilluar të qëndrojnë 3 km (1.9 milje) larg kraterit. /Telegrafi/