LAJMI I FUNDIT:

Pamje të rënda brenda Spitalit Infektiv në Tiranë, pacientët me tuba oksigjeni, mjekët të mbuluar nga koka tek këmbët

Pamje të rënda brenda Spitalit Infektiv në Tiranë, pacientët me tuba oksigjeni, mjekët të mbuluar nga koka tek këmbët

Teksa numri i të infektuarve në Shqipëri ka shkuar në 383, së fundmi janë publikuar edhe disa pamje nga brenda Spitalit Infektiv në Tiranë ku po trajtohen persona që janë në gjendje të rëndë.

Mjekët janë të mbuluar nga koka tek këmbët me mjetet mbrojtëse ndërsa disa nga pacientët janë të pajisur me tuba oksigjeni.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar. Pesë prej tyre janë në terapi intensive.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi”, janë shtatë pacientë të shtruar gjithsej. Gjashtë pacientë janë në terapi intensive, ndërsa tre pacientë janë të intubuar. Në dy spitalet ku janë të shtruar të prekurit me COVID-19 aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë.

Ndërkohë në vendin tonë në 24 orët e fundit janë testuar 182 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar gjashtë raste të reja me COVID-19.

Deri në këto momente janë testuar 2,753 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 383 raste.

Betejën me këtë sëmundje e kanë humbur deri tani 22 qytetarë, megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 15 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 131.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Tiranë, Elbasan, Korçë.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë           181 raste

– Durrës           38 raste

– Lushnje         5 raste

– Elbasan         11 raste

– Fier                26 raste

– Kavajë           8 raste

– Rrogozhinë    4 raste

– Korçë             17 raste

– Vlorë              5 raste

– Shkodër         44 raste

– Lezhë            14 raste

– Berat              2 rast

– Has                12 raste

– Krujë             5 raste

-Tropojë          4 raste

– Pukë               4 raste

– Mirditë           3 raste

Siç shihet, sot kemi një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të prekurve nga COVID-19 që tregon se hetimi epidemiologjik dhe gjurmimi i rasteve të reja apo kontakteve të tyre ka funksionuar në mënyrën e duhur dhe është kryer sipas protokolleve të përcaktuara.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i kërkon qytetarëve të vijojnë të respektojnë masat e distancimit social. Sic e tregojnë edhe shifrat e ditëve të fundit, ku ka raste brenda të njëjtës familje, është e rëndësishme që masat e kontrollit të infeksionit të respektohen maksimalisht edhe brenda rretheve familjare duke shmangur vizitat tek të afërmit për çdo lloj arsye për të parandaluar transmetimin e COVID-19.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40. /tch/

Per te ndjekur video-kroniken klinkoni KËTU

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori