LAJMI I FUNDIT:

Pamje të kontrabandimit të armëve me autoambulancë nga Serbia në veri të Kosovës

Pamje të kontrabandimit të armëve me autoambulancë nga Serbia në veri të Kosovës

The GeoPost, medium i cili mbulon Ballkanin Perëndimor, ka publikuar një video në të cilën pretendon të verifikojë atë që deklaroi deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, se serbët po kontrabandonin armatim nëpër kisha ortodokse në Kosovë me ambulanca.

Siç thotë mediumi në këtë video, misionin e kontranandimit të armatimit në kisha ortodokse po e bënte serbi i arrestuar nga Policia e Kosovës, Milun “Lune” Milenkoviq, drejtues i “Mbrojtja Civile”.

“Anëtarë të “Civilna Zastista [Mbrojtja Civile], të udhëhequr nga i arrestuari, i njohur si LUNE, në Mitrovicën e Veriut, komunikojnë në rrugë me ambulancën, e cila po mbante armë më 6 dhjetor 2022, kur u sulmuan zyrat e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve në qytet”, thuhet në video.


Kearns  në Parlamentin e Britanisë së Madhe, ka thënë se Qeveria e Britanisë është informuar nga KFOR-i se në veri të Kosovës kontrabandohen armë që vijnë nga Serbia, dhe sipas saj, ato ruhen në kishat ortodokse serbe.

Deputetja Kearns tha se këto armë vijnë nga Serbia përmes autoambulancave.

“Kjo është arsyeja pse fotografia e sigurisë është kaq e rëndë. Për një kohë të gjatë nuk kemi arritur t’i ndalim milicitë e armatosura serbe që veprojnë në veri të Kosovës. Qeveria është e vetëdijshme, me Fusilierët që sapo janë kthyer nga shërbimi në KFOR, se ka armë që kontrabandohen përtej kufirit nga Serbia në kishat ortodokse me ambulanca. Kur trupat tona bëhen të vetëdijshme për këtë dhe përpiqen të marrin leje për të shkuar dhe për t’i marrë ato, lejet zgjasin shumë. Deri në momentin që ka leje – të papritura – një ambulancë është paraqitur në kishë dhe ka nxjerrë përsëri të gjitha armët”, ka deklaruar Kearns.

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Prokuroria e ka caktuar për sot intervistimin në cilësinë e dëshmitarit -  a do të paraqitet Kurti për intervistim?

Lajme
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Kalo në kategori