Pamje të frikshme që tregojnë momentin kur aeroplani ‘luhatet si një lodër’ ndërsa fluturon drejt qëndrës së uraganit Melissa

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë momentin kur një aeroplan “luhatet si një lodër” ndërsa fluturon direkt në qendrën e egër të Uraganit Melissa.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroplani që ndjek stuhinë qëllon direkt “në murin e syrit” të Melissa - vorbulla e reve ku erërat janë në kulmin e tyre.
Pamjet tregojnë ekuipazhin e Administratës Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) të kapur fort ndërsa aeroplani goditet me dhunë.
The National Oceanic and Atmospheric Administration captured video aboard one of its planes near the storm's eye.
The flight crew were collecting data from the eye of Hurricane Melissa to help improve forecasts and research.
Read more ➡️ https://t.co/KbW0nYXlJH pic.twitter.com/eaLUiXIa4Y
— Sky News (@SkyNews) October 30, 2025
Një zhurmë e fortë mbush kabinën dhe e vetmja gjë që mund të shihet përmes dritareve është një re e dendur e bardhë.
Aty thuhet se kishte të paktën pesë anëtarë të ekuipazhit në bord - të gjithë të përgatitur për udhëtimin.
Dhe siç theksohet më tej, ata po përjetonin disa nga turbulencat më ekstreme që është e mundur të gjesh ndonjëherë në Tokë.
Xhamajka Jugperëndimore, ku goditi stuhia për herë të parë, ka pësuar shkatërrimin më të keq. /Telegrafi/

















































