LAJMI I FUNDIT:

Pamje rrëqethëse nga Namibia, zbulohen 12 mijë foka të ngordhura – hetohet shkaku

Pamje rrëqethëse nga Namibia, zbulohen 12 mijë foka të ngordhura – hetohet shkaku

Numri i fokave të ngordhura në bregun e Namibisë ka shkuar në mbi 12 mijë, ka bërë të ditur organizata jofitimprurëse Ocean Conservation Namibia (OCN).

Javën e kaluar mijëra foka të sapolindura janë gjetur në rërën e ishullit Pelican Point, destinacion i njohur turistik për shkak të numrit të madh të fokave dhe delfinëve, transmeton Telegrafi.


E biologu Naude Dreyer ka bërë të ditur se pas hetimeve të kryera, kanë zbuluar rritje të rasteve të fokave të ngordhura femra.

“Kemi hasur në tufa të fokave të vogla por edhe atyre të rritura femra”, ka shtuar ai.

Deyer pranoi se hetimet janë përqendruar kryesisht në plazhin e Pelican Point, ku numri më i madh i fokave të ngordhura është gjetur pikërisht në këtë vend.

Ministria e peshkatarisë dhe resurseve detare, ka njoftuar se mostrat e marra në Afrikën e Jugut do t’i dërgojnë në laborator për të përcaktuar shkakun e vërtetë të kësaj “masakre”.

E Dreyer beson se një nga arsyet e ngordhjeve masive të fokave mund të jetë mungesa e peshqve, burimi kryesor i ushqimit të fokave, por edhe helmimi apo ndonjë sëmundje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori