LAJMI I FUNDIT:

Pamje rrëqethëse: Autobusi shtyp këmbësorët (Video, +18)

Pamje rrëqethëse: Autobusi shtyp këmbësorët (Video, +18)

Në shtetin indian Andra Pradesh, një autobus i shkollës kishte humbur kontrollin dhe kishte shkelur një grup këmbësorësh të cilët po kalonin rrugën, ku si pasojë një burrë humbi jetën dhe dhjetëra tjerë u lënduan rëndë.

Dhjetëra këmbësorë në mesin e të cilëve kishte edhe fëmijë po kalonin rrugën në vija të bardha, kur një autobus që transporton nxënësit i shtypi, transmeton Telegrafi.


Në momentin që autobusi i shkeli shumica prej tyre arritën të ngritën në këmbë, përveç personit që mbeti i vdekur në vend.

Të gjithë kishin parë se autobusi po afrohej me shpejtësi të madhe, por nuk kishin arritur të largohen me kohë që t’i shpëtojnë më të keqes. /Telegrafi/