LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë shkallën e shkatërrimit brenda anijes britanike, pasi ajo u godit nga Houthi-t

Pamje që tregojnë shkallën e shkatërrimit brenda anijes britanike, pasi ajo u godit nga Houthi-t

Disa pamje të publikuara thuhet se tregojnë shkallën e shkatërrimit brenda anijes së ngarkesave Rubymar në pronësi të Mbretërisë së Bashkuar, pasi ajo u godit nga Houthi-t jemenas në shkurt.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për anijen që u mbyt të shtunën e javës së kaluar.


Anija tregtare thuhet se ishte e ngarkuar me 41,000 ton pleh kur u godit nga një raketë në brigjet e Jemenit, duke ngritur shpejt shqetësimet për mjedisin.

Dhe pamjet tregojnë ujin që hynte në “dhomën e motorit”, në kabinat dhe në ambientet e gjumit dhe të punës.

Disa dyer u dëmtuan dhe pjesë të tyre u shpërndanë nëpër dysheme.

Al Arabiya raporton se një nga dy raketat goditi në mes të anijes, ndërsa e dyta ishte drejtuar në skajin e anijes.

Raketa e parë thuhet se mund të kishte shkaktuar dëme më të rënda dhe humbje jetësh nëse do të kishte goditur rezervuarin e karburantit, që ndodhet afër vendit të përplasjes.

Pas sulmit, ekuipazhi hodhi spirancën dhe braktisi anijen, e cila u zhvendos drejt veriut derisa u fundos.

Houthi-t e mbështetur nga Irani, të cilët sundojnë kryeqytetin e Jemenit, Sanaa dhe pjesën më të madhe të bregut të Detit të Kuq të vendit, kanë nisur një sërë sulmesh që nga nëntori kundër anijeve që ata besojnë se po ndihmojnë luftën izraelite në Gaza.

Houthi-t thonë se sulmet janë në solidaritet me popullin palestinez, i cili aktualisht po përballet me bombardime dhe sulme pa dallim nga ushtria izraelite pas sulmit të grupit militant Hamas më 7 tetor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Ushtria ukrainase njofton se nuk ka trupa ruse në Chasiv Yar

Botë
Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Italia zbulon se çfarë përmban paketa e ardhshme me ndihma ushtarake për Ukrainën

Botë
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë
Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Thellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Ukrainasit shkatërrojnë dy sisteme të mbrojtjes kundërajrore të rusëve – i goditën me dronët kamikaz

Evropa
Kalo në kategori