LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë se si hajnat po vjedhin veturat në Britani të Madhe, për vetëm 60 sekonda – pa pasur nevojë për çelësin e tyre

Pamje që tregojnë se si hajnat po vjedhin veturat në Britani të Madhe, për vetëm 60 sekonda – pa pasur nevojë për çelësin e tyre

Të paktën 300 vetura janë vjedhur në Britani çdo ditë – por vetëm 0.6 për qind e vjedhjeve rezultojnë me dënime.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, policia tha që 106.229 automjete u vodhën vitin e kaluar, një rritje prej 50 për qind në gjashtë vjet, sipas Zyrës së Statistikave Kombëtare.

Por Ministria e Drejtësisë tha se vetëm 666 shkelësit u shpallën fajtorë, nga të cilët 243 u burgosën.

Kjo do të thotë që 99.4 për qind e hajdutëve të makinave i shpëtojnë drejtësisë – dhe nga numri i vogël i dërguar në burg, shumica ishin jashtë brenda nëntë muajsh.

Por çfarë vënë në pah mediat britanike është fakti se shumë makina moderne nuk kanë nevojë të zhbllokohen fizikisht kur pronari dëshiron të hap derën – falë teknologjisë së re.

Për të vjedhur një veturë të tillë, një hajdut qëndron përkrah saj me një transmetues ndërsa një tjetër lëviz me një përforcues të vogël rreth perimetrit të shtëpisë së pronarit, derisa të zbulojë një sinjal nga çelësi i makinës brenda.

Golf 8 imun ndaj vjedhjes!
Lexo po ashtu Golf 8 imun ndaj vjedhjes!

Amplifikatori më pas ia transmeton sinjalin transmetuesit, i cili në mënyrë efektive bëhet çelësi – duke e mashtruar atë duke menduar se çelësi i vërtetë është afër.

Dhe kjo vjedhje, sipas Daily Mail, medium që ka publikuar pamje që tregojnë vjedhjen e një veture Mercedes mund të zgjasë vetëm 60 sekonda. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australianen e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Metoda e pazakontë por shumë efektive e vendosjes së çarçafit në jorgan, influencuesja habit me videon në TikTok

Interesante
Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Pasagjerët që blenë udhëtimin misterioz të Wizz Air, bërtasin nga gëzimi kur mësojnë nga piloti se ku po shkojnë - ata ndanë në rrjetet sociale gjithë eksperiencën

Interesante
Kalo në kategori