LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë se si duket epiqendra e virusit, objektet e shumta kinezët brenda natës i shndërrojnë në spitale – ka hapësirë për 10 mijë shtretër

Pamje që tregojnë se si duket epiqendra e virusit, objektet e shumta kinezët brenda natës i shndërrojnë në spitale – ka hapësirë për 10 mijë shtretër

Qyteti kinez Wuhan, epiqendra e epidemisë së coronavirusit, aktualisht është duke bërë të pamundur që të hap përkohësisht sa më shumë spitale me qëllim që të mund të trajtojnë të gjithë pacientët e infektuar me virusin vdekjeprurës.

Wuhan, qyteti kryesor i provincës Hubei, ka vendosur që 11 lokacione përfshirë palestrat, galeritë e artit dhe qendrat tjera sportive t’i shndërrojnë në spitale të improvizuara në të cilat do të mund të fusin 10 mijë shtretër, transmeton Telegrafi.


Masat që sipas ekspertëve janë pa precedan, janë futur në fuqi pasi qyteti që u godit nga virusi dhe autoritetet po bëjnë të pamundurën që të ofrojnë sa më shumë shtretër për pacientët, kurse zyrtarët janë zotuar se nuk do ta lënë asnjë pacient pa përkujdes të mjekëve.

“Hapja e spitaleve të përkohshme me numër të madh të shtretërve brenda një hapësire të madhe – është një veprim që e ka ndërmarrë Kina”, ka deklaruar Wang Chen, ekspert i sëmundjeve të sistemit respirator dhe njëherit kryetar i akademisë kineze të shkencave medicinale.

Spitalet e përkohshme, të ndërtuara në pjesë të ndryshme të qyteteve, do të mund të pranojë të sëmurët që kanë simptomat e coronavirusit.

Në anën tjetër Wang ka shkruar se këto masa të reja, janë dizajnuar enkas që të parandalojnë zgjerimin e mëtejmë të coronavirusit që po bën kërdinë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori