LAJMI I FUNDIT:

Pamje që tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë emigrantët për t’u futur në Evropë

Pamje që tregojnë se çfarë janë në gjendje të bëjnë emigrantët për t’u futur në Evropë

Dy adoleshentë që u munduan të futen në Evropë rrugëve ilegale, janë kapur nga autoritetet spanjolle brenda një veture – e vendet ku ishin fshehur ishin aq të pazakonta sa që kurrë nuk do të kishte besuar dikush se aty mund të futet një njeri.

Ata kishin marrë rrugën nga Maroku, por u kapën nga policia kufitare e Spanjës, ku brenda veturës ishin fshehur nën ulëse dhe hapësirën e dedikuar për të lënë gjësende personale, transmeton Telegrafi.

Dy adoleshentë, njëri 19-vjeç e tjetri 17, që të dy nga Afrika, habitën policinë kufitare që i kapën gjatë një kontrolli rutinor. Por, për t’i kapur ata kishin përdorur një pajisje e veçantë, që detekton rrahjet e zemrës së njeriut.

Që të dy janë dërguar me urgjencë në spital për tretman, pasi vuanin nga dehidrimi dhe dukeshin shumë të lodhur. E pas tretmanit janë dërguar në qendrën për pranimin e emigrantëve.

Në anën tjetër shoferi i veturës që raportohet të jetë rreth të 30-ve dhe nga Maroku, është arrestuar nën dyshimin për trafikim me njerëz. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Duke ecur në plazhin e Essexit, britanikja gjeti një dhëmb vigani 1.8 milion vjeç

Botë
Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Ajo ngeci në ashensor me njerëz krejtësisht të panjohur, priti ndihmë për katër orë: Historia mori një epilog të pazakontë në Los Angeles

Amerika
Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Rasti i pazakontë në Kroaci - pensionisti zbret nga një ndërtesë, por jo përmes shkallëve

Kroacia
Kalo në kategori