Familje të shumta nxituan të ikin nga Dubai mbrëmë pasi përmbytjet e përhapura vazhduan të pushtojnë qytetin.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet nga brenda aeroportit - më i ngarkuari në botë për udhëtime ndërkombëtare - treguan pasagjerët duke fjetur në dysheme ndërsa prisnin fluturimet për jashtë vendit, pasi dhjetëra të tilla u ndaluan pas shiut të rrëmbyeshëm.


Disa raporte sugjeruan se njerëzit po largoheshin nga terminali, pas “mbipopullimit” brenda, pasi qindra udhëtarë kërkonin t'i shpëtonin kaosit.

fe1 3

Dëshmitarët në aeroport thanë se nuk kishte mbetur asnjë vend bosh në zonën e pritjes.

Gjithsej 17 fluturime hyrëse dhe dalëse u anuluan gjatë mëngjesit dhe tre u devijuan, thuhet në një deklaratë të Dubai Airports.

fe2 2

Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait (DXB) u pezulluan më vonë për 25 minuta të martën për shkak të një stuhie intensive, tha aeroporti në një deklaratë.

Ndërkohë, jashtë mureve të aeroportit, pamjet nga të bllokuarit në kushtet e ujërave të shumtë kanë shpërndarë video dhe imazhe që ngjajnë me një botë apokaliptike.

fe3 2

Makinat e braktisura janë lënë për t'u larguar më vonë pasi ato mbeten të zhytura në rrugët e përmbytura shumë.

Veç këtyre, edhe qindra ndërtesa dhe dyqane janë përfshirë nga ujërat.

Kushtet e paqëndrueshme të motit pritet të vazhdojnë në rajon deri të mërkurën, tha Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Duket se ende nuk ka shenja të ndonjë sqarimi rreth të dhënave të shkatërrimit, pasi autoritetet e qytetit këshillojnë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi derisa të përfundojë 'ngjarja e jashtëzakonshme e motit'.

E Qendra Kombëtare e Meteorologjisë gjithashtu 'i bëri thirrje banorëve të marrin të gjitha masat paraprake dhe të qëndrojnë larg zonave të përmbytjeve dhe ujit të akumuluar'. /Telegrafi/