LAJMI I FUNDIT:

Pamje që dëshmojnë dëshirën e madhe të emigrantëve që të futen në Evropë, ata ishin fshehur në motor të veturës (Foto)

Pamje që dëshmojnë dëshirën e madhe të emigrantëve që të futen në Evropë, ata ishin fshehur në motor të veturës (Foto)

Policia spanjolle ka arritur t’i zbulojë në vende të pazakonta emigrantët që ishin dhe janë mundur të futen në Evropë.

Ata kishin ikur nga Maroku, por kanë përfunduar në pranga të policisë me të hyrë në Spanjë, transmeton Telegrafi.


Në një veturë kanë gjetur një 15-vjeçar dhe dy tjerë të moshës 20 dhe 21-vjeç, të fshehur në vende të pazakonta brenda një veture.

Dy prej tyre kanë përfunduar në spital për shkak se gati sa nuk ishin asfiksuar nga mungesa e oksigjenit. Ata ishin fshehur në motor të veturës dhe në pjesë tjera që kurrë nuk do të besohej se një njeri mund të futet.

Ata janë kapur më saktësisht në portin detar të Spanjës, Melili. Sipas policisë spanjolle që të gjithë emigrantët ishin nga Maroku, kurse shoferi i veturës së bashku me emigrantët janë arrestuar dhe shpejt pritet të shfaqen në bankën e të akuzuarve. /Telegrafi/