LAJMI I FUNDIT:

Pamje panoramike

(Venerime me rastin e botimit të librit të Daut Dautit “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike:1877-1880”)

Libri i vëllimshëm i Daut Dautit “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike:1877-1880”, që doli nga shtypi para disa javësh, jep një pamje panoramike të çështjes shqiptare në vitet vendimtare në vigjilje dhe gjatë periudhës së Lidhjes së Prizrenit – 1877-1880. Kjo pamje jepet duke u mbështetur në një bazë dokumentare shumë të vlefshme, në burimet diplomatike britanike, të superfuqisë globale të kohës. Nëpërmjet tyre, pastaj, në mënyrë të tërthortë, përveç qëndrimit britanik kundrejt rënies graduale të një perandorie (Perandorisë Otomane), përvijojmë shpesh edhe qëndrimet e fuqive të tjera të mëdha, por edhe të vendeve fqinje me shqiptarët. Natyrisht, edhe të pushtetit otoman por edhe të lidershipit politik shqiptar në lindje, në rrafsh lokal dhe kombëtar.


Libri i Dautit, që është rezultat i një pune të vyeshme hulumtuese e studimore serioze, ia del që të krijojë një rrëfim historik nga baza dokumentare: raportet, analizat dhe komunikimet e tjera diplomatike. Dokumentariteti dhe rrëfimi padiktueshëm shpeshherë e zhveshin koren ideologjike që ka mbështjellë variantin historik shqiptar për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, për ta nxjerrë në të vërtetë në pah thelbin e Lidhjes Shqiptare që ia kishte dalë të krijonte kontroll mbi njerëzit (popullin), nëse jo mbi viset shqiptare nën sundimin shumëshekullor otoman.

Lidhja më e organizuar shqiptare pas Skënderbeut del kështu në dritë-hijet e saj, në marrjet dhe dhëniet me pushtetin lokal otoman, me pushtetin qendror në Stamboll, me fuqitë e mëdha. Por, edhe me popullin shqiptar, të cilin përpiqej ta nxirrte të mëvetësishëm politikisht në luftë me apetitet territoriale të fqinjëve sllavë e grekë.

Libri i Daut Dautit “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike:1877-1880”, jep informacion e interpretim që shpërfaq qëndrimin e fortë të autorit rreth çështjes shqiptare, që nga një manifestim lokal donte të shpërthente në shkallë globale, me vështirësi të mëdha e me rezultate të pjesshme.

Në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe në 5-vjetorin e pavarësisë së Kosovës libri i Dautit jep aspekte të historisë shqiptare me informacion burimor që përplotësojnë historinë shqiptare, ndërsa padiktueshëm sfidojnë variantin e ngurtësuar (herë-herë edhe dirigjist) të saj. Kapitujt e parë të librit të Dautit do të mund të shërbejnë për një histori të Kosovës, sidomos në prerjet e sa me fqinjët serbë e malazezë.

Është me shumë interes pjesa e librit që dokumenton vendosjen e kufirit në Përpellac, pikë e kufirit (atëherë Perandori Otomane – Serbi), sot Republikë e Kosovës – Serbi.

Në këtë moment solemn, siç është promovimi i këtij libri shumë të mirë, do të doja t’i sugjeroja autorit që, në një botim të dytë eventual, të marrë parasysh dy gjëra. Kudo në libër, sigurisht duke u mbështetur në dokumente të kohës, duke përfshirë edhe pesë hartat që jepen në Shtojcë, emërvendi i katundit Përpellac të Podujevës del Prepolac. Kjo do të duhej korrigjuar sigurisht në një botim tjetër. Po ashtu, dhe këtu përgjegjësia bie të botuesi, mbasi që ky libër i Daut Dautit ka më shumë se 630 faqe dhe prek shumë çështje e tema, duke sjellë informacion dhe interpretime të reja për to, ia vlen që të zgjerohet Indeksi i emrave, në mënyrë që leximi i librit të jetë me përfitime nga më shumë lexues.

Duhet përgëzuar punën e Daut Dautit dhe të botuesit për librin “Çështja shqiptare në diplomacinë britanike:1877-1880”.

Në trend

Më shumë
Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Dy lojtarë 'refuzuan' të ekzekutonin penalltinë në ndeshjen Man City-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Milatoviq kërkon drejtësi për vrasjet e shqiptarëve në Mal të Zi më 1999 – propozon edhe ngritjen e një memoriali

Lajme
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Ndryshojnë në mënyrë drastike shanset, superkompjuteri vjen me parashikim të ri për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Eurodeputeti holandez: Provokime fëmijërore dhe të rrezikshme nga Serbia – zv.drejtori i policisë të lirohet menjëherë

Lajme
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori