LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga momenti kur 30-vjeçari vjedh makinën luksoze në Durrës

Pamje nga momenti kur 30-vjeçari vjedh makinën luksoze në Durrës

Një 30-vjeçar është arrestuar nën dyshimin për grabitjen e një makine në qytetin e Durrësit.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur Leonard Fjerza e ka vjedhur mjetin në 8 gusht dhe është larguar në drejtim të Lezhës. Një ditë më parë, në 11 gusht, makina u identifikua nga policia në në aksin rrugor Thumanë-Milot, pranë fshatit Gjormë.


I riu, pasi tentoi t’i devijohej policisë, doli nga mjeti dhe u arratis në këmbë. Pas arratisë, i riu u vu në pranga këtë të shtunë.

“30-vjeçari, më datë 08.08.2023, ka vjedhur automjetin e shtetasit M. B, dhe është larguar me të, në drejtim të Lezhës. Menjëherë pas marrjes së denoncimit për këtë vjedhje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë organizuar punën dhe kanë siguruar informacion mbi lëvizjet e automjetit të vjedhur. Pas koordinimit me Policinë e Lezhës, automjeti i vjedhur u gjet në fshatin Gjormë, ndërsa shtetasi L. F., i kapur në Durrës, në kuadër të operacionit ‘Sinjali’, mundi t’iu largohej shërbimeve të Policisë së Lezhës, duke përfituar nga kushtet e errësirës”, thuhet në njoftim.

Dyshohet se gjatë kësaj vere, Fjerza ka kryer disa vjedhje të tjera. Në 8 gusht, ai ka vjedhur në një lokal, më datë 25 qershor ka vjedhur në një farmaci dhe në datën 6 ka tentuar të vjedhë në një biznes. Policia njofton se vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori