Njësitë e specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ende po vazhdojnë operacionin e kërkimit për trupin e një mërgimtari 33-vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit, në komunën e Zubin Potokut.

Telegrafi sjell pamje nga vendi i ngjarjes, ku për disa orë me radhë njësitet e specializuara të FSK-së janë duke zhvilluar kërkime intensive në ujërat e liqenit, me shpresën për të gjetur trupin e të zhdukurit.


Ndryshe, kërkimet për trupin e mërgimtarit 33-vjeçar, i cili dyshohet se është hedhur nga ura në Liqenin e Ujmanit, kanë hyrë në ditën e tretë, ndërsa operacionit i janë bashkuar edhe njësitë e specializuara të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).