Një atmosferë e mrekullueshme po mbretëron në Big Brother VIP Albania 5 me rastin e ceremonisë së Gimbos dhe Selin.

Çifti i thanë ‘PO’ njëri-tjetrit, derisa bënë edhe dedikime të ndjera ndaj njëri-tjetrit.


Në dasmë ka ndezur atmosferën këngëtarja e njohur shqiptare, Artjola Toska.

Foto: YouTube

Ata kanë filluar me vallëzim, e duke e shijuar në maksimum gjithë organizimin.

Më parë për Selin ishin edhe defatoret nga Kosova, për të kënduar atë, e cila konsiderohet tani si ‘nuse e Kosovës’.

Foto: YouTube

Edhe pse dasma u tentua të prishej nga Rogerti, ai është injoruar nga çifti dhe të tjerët.

Miri gjithashtu ka pasur disa reagime me anë të mënyrës se si u shfaq, marrë parasysh raportin që ka pasur me Selin.

Foto: YouTube

.Sidoqoftë, një dasmë e bukur me një ambient të veçant, që janë përkujdesur deri në detaje. /Telegrafi/

Foto: YouTube

- YouTube www.youtube.com