ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Policia e Kosovës në orët e mëngjesit ka bastisur Ministrinë e Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë. Nga këtu janë shoqëruar në Polici drejtori i Departamentit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, ish-sekretari Irfan Lipovica.

Bastisje ka pasur edhe në shtëpinë e Ridvan Muharremit, person ky që u raportua se është i afërt me kryeministrin Albin Kurti.


Bastisjet janë bërë pas publikimeve të incizimeve lidhur me aferën e “grurit dhe vajit”.