LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga aksioni, Policia sekuestron serverin e kamerave ilegale në Shtërpcë

Pamje nga aksioni, Policia sekuestron serverin e kamerave ilegale në Shtërpcë

Të gjitha dosjet e strukturave paralele të Serbisë janë sekuestruar gjatë aksionit të sotëm në Shtërpcë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Rasim Maloku.


Policia e Kosovës që nga orët e mëngjesit është duke e zbatuar urdhrin e Gjykatës së Ferizajt për bastisjen e katër lokacioneve në Shtërpcë dhe largimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale.

Lidhur me këtë aksion, Prokuroria në Ferizaj përmes një komunikate për media tha se ende nuk ka persona të arrestuar.

Më poshtë mund t’i shihni pamje të realizuara nga kallxo.com nga aksioni i policisë. /Telegrafi/