LAJMI I FUNDIT:

Palushi: Nëse ligji për Gjykatën Speciale shfuqizohet, atë mund ta formojë OKB-ja (Video)

Palushi: Nëse ligji për Gjykatën Speciale shfuqizohet, atë mund ta formojë OKB-ja (Video)

Avokati Kushtrim Palushi në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu tha se në rast se shfuqizohet ligji për Gjykatën Speciale atëherë këtë gjykatë mund ta formojë  Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB), duke u bazuar në Rezolutën 1244, e cila është në fuqi.

Palushi tha se hapi më problematik do të ishte kalimi i Gjykatës Speciale në nivel ndërkombëtar, përkatësisht në OKB.


“Gjykatat e tilla ose tribunalet formohen në dy mënyra ose përmes OKB-së ose përmes marrëveshjes së dy shteteve. Rasti jonë është ky i dyti. Nëse duam të anulojmë këto hapa çështja kalon në nivel ndërkombëtar tek Këshilli i Sigurimit duke u mbështet në kornizën 1244 dhe do të humbim mbështetjen e miqve tanë, kështu as nuk do të dëgjohet zëri ynë më”, ka thënë Palushi.

Avokati më tej tha se ligji për Gjykatën Speciale nuk mund të shfuqizohet lehtë pasi duhet ndryshuar edhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

“Kishim dy momente apo ngjarje, e para kemi shoqatat e dala nga lufta me një peticion të 15 mijë qytetarëve të Kosovës dhe kemi 43 deputetë të Kuvendit të Kosovës që kërkojnë shfuqizimin e kësaj gjykate. Peticioni që kanë ndërmarr OVL- UÇK është nismë legjislative. Shfuqizimi nuk mund të ndodh shumë thjesht pasi duhet të ndryshohet dhe të anulohet ligji, gjithashtu dhe të ndryshohet neni 162 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, tha ai.

Avokati Palushi po ashtu bëri të ditur që paralajmërimet e ambasadorit amerikan dhe britanik kanë qenë shumë serioze dhe vendimmarrëse. /Telegrafin/