LAJMI I FUNDIT:

Paloka: Grabitja në Rinas, dëshmi se Shqipëria dhe shqiptarët janë të ekspozuar nga krimi

Paloka: Grabitja në Rinas, dëshmi se Shqipëria dhe shqiptarët janë të ekspozuar nga krimi

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka deklaruar në një komunikim me mediat se, “ngjarja e djeshme në Rinas është dëshmi e shkallmimit të çdo standardi sigurie në vend dhe konfirmim se Shqipëria dhe shqiptarët janë më të ekspozuar se kurrë dhe më të pambrojtur se asnjëherë më parë nga krimi dhe pasojat e tij”.

“Kjo ka ardhur nga lehtësia që krimi ka për të shkelur edhe në vende e territore që duhet të ishin të paprekshme. Kur Edi Rama, Saimir Tahiri e kupola e tyre drejtuese në Policinë e Shtetit marrin e japin me banditë, trafikantë, gjobëvënës e vrasës prej tre vitesh, sigurisht krimi rritet dhe fiton ato përmasa si me grabitjen e djeshme, ku persona të armatosur e me maska shkuan deri tek shkallët e avionit dhe morën me dhunë miliona euro”, ka thënë Paloka.


Sipas tij, “një gjë është e qartë dhe e kuptueshme për çdo shqiptar sot: pa dorën, pa bashkëpunimin e një shefi të madh, asnjë grabitës s’do të mund të bënte atë që bëri dje”.

“Kjo e shumëfishon alarmin për gjendjen e rendit dhe sigurisë. Gjendja është katastrofike. Pak kohë më parë, pikërisht afër Rinasit u grabitën 3 milionë euro dhe ende s’ka autor. Në qendër të Tiranës, pranë stacionit të trenit u grabitën me armë e me maska miliona euro. Shqipëria është mbuluar nga kanabisi dhe kumbarët e drogës gjenden pranë Tahirit. Bandat po rrisin sundimin, ndërkohë që banda e bandave në qeveri numëron paratë e krimit dhe trafikut. Skafet me drogë nuk ndalen, bashkë me to dhe trafiku i armëve që po alarmon Europën”, ka vijuar Paloka.

E gjitha kjo, është shprehur ai, ndodh në kohën kur alarmi për terrorizmin është në klumin e vet, kur të gjitha shtetet kanë marrë masa mbrojtëse, ndërsa në vendin tonë, në kontrast të plotë, ka rënë çdo standard i sigurisë.

“Është e kotë të shpresosh sot që dikush nga klani Rama-Tahiri të mbajë përgjegjësi për ngjarjen, pasi kjo dyshe është zhveshur tashmë nga çdo normë e ndërgjegje morale. Asnjë fjalë skanë thënë as njëri e as tjetri, edhe pse ka rënë në tokë çdo standard i sigurisë publike dhe i sigurisë kombëtare”, ka thënë Paloka.

Në emër të PD, ai ka kërkuar që ligji të funksionojë dhe që përgjegjësitë të nxirren të gjitha, “nga i pari tek i fundit”.

“Ndaj, Partia Demokratike i kërkon Prokurorit të Përgjithshëm të kryejë një hetim të shpejtë e të plotë pasi është cënuar rëndë siguria kombëtare e vendit. Partia Demokratike i kërkon Presidentit të Republikës të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare e të bëhet çdo analizë e të dalë çdo përgjegjësi për këtë krim të rëndë, që e ka nxjerrë vendin tonë të rrezikuar e të pasigurtë, pikërisht në kohën e kërcënimeve të mëdha të terrorizmit”, ka shtuar Paloka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori