LAJMI I FUNDIT:

Palët pritet të përfitojnë nga marrëveshja tregtare SHBA-Kinë

Palët pritet të përfitojnë nga marrëveshja tregtare SHBA-Kinë

Bisedimet tregtare midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë kaluar ulje dhe ngritje me vendosje të ndërsjellë tarifash.

Themeluesi dhe kryetari i Fondacionit George H. W. Bush për marrëdhëniet SHBA-Kinë, Neil Bush, thotë se të dy vendet do të përfitonin nga një marrëveshje tregtare.


“Në fakt, nuk ka pasur vjedhje të vendeve të punës. Shumica e vendeve të punës që kanë humbur, me sa kuptoj, janë nga përparimet teknologjike, proceset e automatizimit, dhe tarifat nuk po bëjnë asgjë për të krijuar më shumë vende pune në SHBA. Dhe në fakt, unë jam shumë i sigurt se do të ketë një ulje të mundshme ekonomike të shkaktuar nga tarifat”, thotë Bush.

Ai vuri në dukje se ai beson që të dyja vendet do të arrijnë marrëveshje, sepse presidenti Donald Trump kërkon të rizgjidhet në vitin 2020:

“Besoj sinqerisht se ka disa mundësi, shpresoj përpara zgjedhjeve, që ai dëshiron shumë që t’i fitojë, sa që do të fillojë të bëjë kompromise dhe do të arrihet një marrëveshje. Do të jetë përfitim i madh për SHBA-në. Ne do të kthehemi në rrugën e duhur për të rivendosur globalizimin”, thotë ai.

Bushi theksoi gjithashtu se SHBA-ja dhe Kina kanë përfituar nga marrëdhëniet ekonomike në 40 vjetët e kaluar. /Telegrafi/