LAJMI I FUNDIT:

Palestinezët nuk i ndalë as lufta, falin namazin e Bajramit në rrënojat e xhamisë Al-Farouq në Rripin e Gazës

Palestinezët nuk i ndalë as lufta, falin namazin e Bajramit në rrënojat e xhamisë Al-Farouq në Rripin e Gazës

Palestinezët në Rripin e Gazës e falën namazin e Fitër Bajramit në rrënojat e xhamive të shkatërruara, në shkollat strehuese në të cilat ishin zhvendosur dhe në sheshe publike në shi dhe mot të ftohtë.

Që nga sulmi i Hamasit mbi territorin izraelit, IDF-ja izraelite ka kryer vazhdimisht sulme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës, duke shkatërruar 229 xhami dhe 297 që janë shkatërruar pjesërisht, transmeton Telegrafi.

Në Rafah, në jug të Rripit të Gazës, ku më shumë se një milion qytetarë u zhvendosën, një numër i njerëzve të zhvendosur falen namazin e Bajramit në shkollat pranë tendave.


Pelosi: Netanyahu i interesuar vetëm për mbijetesën e tij politike
Lexo po ashtu Pelosi: Netanyahu i interesuar vetëm për mbijetesën e tij politike

Disa organizata morën iniciativën për të shpërndarë ëmbëlsira dhe lodra për fëmijët, në një përpjekje për të sjellë një buzëqeshje në fytyrat e tyre pavarësisht rrethanave të vështira. Namazi i Bajramit u mbajt edhe në rrënojat e xhamisë Al-Farouq.

Në kampin Jabalia, në veri të Rripit të Gazës, një numër qytetarësh falin namazin e Bajramit në sheshe publike, nën dritën e shiut dhe motit të ftohtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Evropa
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

Dhunime në sheshin Tahrir (Video)

Kalo në kategori