Të mërkurën në Bruksel ishin kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi dhe ai i Serbisë, Petar Petkoviq, por nuk pati takim mes tyre.
Të dy Bislimi dhe Petkoviq, mbajtën takim me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, por nuk u mbajt edhe takimi trelateral.
Pas përfundimit të takimeve në Bruksel, kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi, ka thënë se ndërmjetësuesi i këtij procesi, Miroslav Lajçak, ka vendosur që të mos kishte takim trepalësh në këtë moment.
Sipas tij, pala e Kosovës ka qenë e interesuar në një takim mes tre zyrtarëve.
“Ka qenë si duket qëndrim i Lajçakut që në këtë moment, takimi trepalësh jo domosdo do të kontribuonte në finalizimin e dokumenteve, sepse mendon që ka ende nevojë për koordinim shtesë para se kjo të ndodhë, madje edhe ka ide që plani i sekuencimit [të Marrëveshjes Bazë] kërkon takim të nivelit të lartë, sipas tij, dhe qartazi kryenegociatorët nuk mund ta përfundojnë këtë proces në mënyrë të suksesshme”, citohet të ketë thënë Bislimi.
Kryenegociatori i Kosovës ka bërë të ditur se me Lajçakun ka diskutuar për katër tema: plani i sekuencimit të Marrëveshjes Bazë, termat e referencës për monitorimin e Marrëveshjes Bazë, termat e referencës për zbatimin e Deklaratës për personat e pagjetur, dhe për Marrëveshjen për energjinë.
Kryenegociatori i Kosovës ka thënë se pala kosovare është e brengosur me planin e sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes Bazike, gjersa shtoi se draftet e Lajçakut në mënyrë të njëanshme u kushtojnë më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë.
I pyetur nëse arritja e pajtueshmërisë më 10 korrik në Bratislavë mes Kosovës dhe BE-së për shtensionim të situatës do të rezultojë me heqjen e masave ndëshkuese të bllokut evropian ndaj Prishtinës, Bislimi ka thënë se është i habitur me mosveprimin e kryediplomatit të BE-së, Josep Borrell.
E i dërguari i BE-së pas takimeve që zhvilloi ka shkruar në Twitter.
Ai thekson se kanë biseduar një listë të gjatë të çështjeve në kuadër të dialogut.
“Kam pritur në Bruksel, kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi dhe atë të Serbisë, Petar Petkoviq.
Ne diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe de-përshkallëzimin në veri.
Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, ka shkruar ai.
I hosted the Chief negotiators of Kosovo @BislimiBesnik and Serbia @PetkovicPetar in Brussels.
We discussed a long list of Dialogue issues starting with implementation of the 27 February Agreement and de-escalation in the north.
Discussions will continue in the coming period. pic.twitter.com/AqMoJiAkrP
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) July 19, 2023
Ndryshe, emisari i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se në Bruksel ka takuar edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq.
Lajçak, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se me presidentin serb janë dakorduar për rëndësinë e de-përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës.
“Pata një takim të dobishëm me Aleksandër Vuçiq, pas takimit të sotëm të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për rëndësinë që urgjentisht të ndërmerren hapa për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe për të bërë përparim të shpejtë në normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Lajçak. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vrasja e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, deklarata e ministrit Sveçla dhe njohësve të sigurisë – të gjitha nga aksioni i Policisë së Kosovës

Tha se Kosova është projekt i përkohshëm, Lushaku - Sadriu i reagon ministrit Aliu

Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin "Adem Jashari", dhe nuk i kthyen më

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Çitaku i drejtohet Aliut: Qeveritë janë të përkohshme, Kosova është e përjetshme

Shpallni pronën tuaj – shisni ose jepni me qira pronat tuaja nëpërmjet Telegrafi Real Estate

Shitet objekti afarist – mundësi e rrallë për biznesin tuaj me vendndodhjen perfekte në lagjen Kalabria ID-248

Banesa në shitje – ideale për familjet e vogla ID-247

Banesa me sipërfaqe 84m2 në qendër të Prishtinës është në shitje ID-133

Rehati, freski dhe pamje e mahnitshme – shitet vila në Brezovicë ID-246

Transformo vizionin tënd në konventën internacionale “Suksesi është qëllimi yt”

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur
Më të lexuarat

Bellingham dhe Real Madridi në mes të një udhëkryqi - anglezi mund ta humbë sezonin dhe Euro 2024

Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin "Adem Jashari", dhe nuk i kthyen më

Hovenier: Unë fle rehat duke e ditur që NATO dhe ushtarët amerikanë janë në veri të Kosovës

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Lumbardhi dhe Alby gjithnjë e më të afërt, prekje e ledhatime në një çast intim mes tyre në dhomën e gjumit