Një vit nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, sidomos te ndryshimet e normës së tatimit nga 16 në 8 për qind, sipas shifrave zyrtare, vërehet një zvogëlim i të hyrave buxhetore, kurse rritje e të hyrave vërehet në ndryshimin e normave tjera. Marrë në përgjithësi, sipas tyre, kjo pako ka pasur efekte pozitive, pasi të hyrat tatimore janë rritur, për shkak se qytetarët pas çdo blerjeje po pajisen me kupon fiskal.
Më 1 shtator të vitit 2015 kishte filluar zbatimi i pakos së re fiskale. Sipas Ligjit për tatimin mbi vlerën e shtuar, janë përcaktuar dy norma të TVSH-së; normën standarde të TVSH-së, 18 për qind, si dhe normën e reduktuar të TVSH-së, 8 për qind.
Norma e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar para këtyre ndryshimeve ka qenë 16 për qind për të gjitha produktet.
Zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës, për Radion Evropa e Lirë, thonë se ndryshimi i të hyrave në TVSH për periudhën janar- qershor 2016 nga norma tatimore nga 16në 8 për qind,sipas aktiviteteve, është 11.6 milionë euro më e vogël sesa periudha e njëjtë para ndryshimit të normave tatimore.
Valentina Bytyçi- Sefa, zëdhënëse në këtë administratë, jep më shumë hollësi:
“Për (periudhën) janar-qershor 2015, të hyrat kanë qenë 17.5 milionë, ndërsa për 2016 janë 5.9 milionë euro për të njëjtat aktivitete. Ndërsa, sa i përket qarkullimit për këto aktivitete, në periudhën e njëjtë të vitit 2016, qarkullimi është rritur për 15,2 milionë euro. Në 6-mujorin e parë të vitit 2015 kanë qenë 390,3 milionë, kurse më 2016 është 405,6 milionë euro”.
Në anën tjetër, përfaqësues të komunitetit të biznesit në Kosovë, nuk konsiderojnë se ndryshimi i pakos fiskale ka pasur efekte pozitive.
Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, për Radion Evropa e Lirë, thotë se pakoja e re ka sjellë vetëm të hyra më shumë për buxhetin, por jo përfitime në sektorë tjerë, madje as ulje të çmimeve të produkteve, ashtu siç është paralajmëruar.
“Ajo që ka krijuar pakoja fiskale, ka krijuar qëndrueshmëri më të fuqishme fiskale për buxhetin e shtetit. Ne e konsiderojmë tentim pozitiv. Por, efektet pozitive Aleanca i vlerëson vetëm atëherë kur sektori privat të rritet, kur sektorit privat t’i krijohet mundësi për zhvillim dhe mundësi për rritjen e aktiviteteve të tyre dhe eksportit”, vlerëson Shahini.
Ndryshe, përpos aktiviteteve bazuar në planet operative, edhe projekti i grumbullimit të kuponëve fiskalë ka pasur efekte pozitive në rritjen e të hyrave tatimore, thonë zyrtarë të administratës.
Të hyrat tatimore për periudhën janar-korrik 2016 janë 10.8 për qind apo 21.5 milionë euro më shumë se periudhën e njëjtë e vitit të kaluar.
Përpos kësaj, thuhet se edhe “qytetarët kanë përfituar nga rimbursimi i kuponëve fiskalë”.
Sidoqoftë, pakoja e re fiskale, që kishte pësuar ndryshime në Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, nga zyrtarët qeveritarë vazhdimisht është vlerësuar se ka pasur efekte pozitive në ekonominë e Kosovës dhe në të bërit biznes.
Me lehtësirat që janë bërë, ata kanë deklaruar se ka pasur investime, të cilat kanë nxitur edhe punësim.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
"Më mirë se vendi ynë nuk ka", rrëfimi i Fitim Maliqit që posedon mbi 10 mijë zogj të pulave
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Eksploro natyrën me veshjet e stilit taktik të Melodia Px
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë