LAJMI I FUNDIT:

Pako për përballje me inflacionin – kërkohen shtesa edhe për punëtorët e sektorit privat

Pako për përballje me inflacionin – kërkohen shtesa edhe për punëtorët e sektorit privat
Foto: Arkiv

Federata Sindikale e Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës shtesa edhe për punëtorët e sektorit privat.

Kryetari i kësaj sindikate, Jusuf Azemi përmes një komunikate për media ka thënë se punëtorët e sektorit privat në Kosovë janë kategori e grupit të tretë të njerëzimit.


“Nuk mund të vlerësohet ndryshe pos kështu, me shqetësim të madh e morëm lajmin e dhënë nga qeveria se vetëm punëtorët e sektorit publik të Kosovës duhet stimuluar me nga 50 e 100 euro për tre muaj radhazi, dhe në sektorin privat jo”, thuhet në komunikatë.

Sipas tij, të parët që duhet stimuluar janë punëtorët e sektorit privat, pasi “janë më të varfër, kanë paga dyfish më të vogla, janë shumë më pak të mbrojtur nga ligji, më së shumti financojnë për buxhetin e shtetit”.

Më tej, në komunikatë thuhet se kjo sindikatë i është drejtuar edhe përmes një letre, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati, që t’i heqin kushtëzimet për kompanitë private. Por, siç ka thënë, ata nuk janë të shqetësuar për punëtorët e sektorit privat.

“Na gënjyet me paga 350 euro, me nënshkrim të marrëveshjes kolektive, themelim të gjykatës së punës, me inspektime të shpeshta nëpër kompani për të rregulluar orarin e punës. Na premtuat orar 40 orë në javë. Nëpër spitale, ambulanca e QMF, ku në të njëjtin ambient punuan mjeku, infermieri, punëtorët teknikë e ata të sigurimit fizik, ne punëtorët teknikë nuk na paguat, por na diskriminuat”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori