Pakoja e rimëkëmbjes ekonomike do të prezantohet javën tjetër, vlera e të cilës parashihet të jetë prej 1.1 miliard euro.
Zëvendësministri i Financave dhe Transfereve, Ilir Aliu, tha se Qeveria ka formuar komisionin i cili ka përgatitur plani e pakos për rimëkëmbje ekonomike.
Sipas tij, kjo pako do të realizohet përmes kredisë, granteve dhe disa subvencione.
“Mënyra që i kemi qasur problemit është në dy faza, faza e parë ka qenë emergjente, ku bizneset dhe njerëzit që kanë më së shumti nevojë, shtresat e ndryshme sociale. Qëllimi i pakos emergjente fiskale ka qenë si një urë-lidhëse që të tejkalohet e keqja e pastaj të vijmë të pako e rimëkëmbjes ekonomike”, tha Aliu, për Ekonomia Online.
“Në mënyrë aktive po punojmë në dizajnimin e pakos, kemi ftuar ekspert të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar. Është formuar një komision i cili udhëhiqet edhe nga unë. Pako do të jetë shumëfish më e madhe se pako e emergjencës do të jetë me shumë prej 1.1 miliard euro”.
“Do të jetë gjithëpërfshirëse ku do të jenë të përfshira të gjitha bizneset në Kosovë. Detajet pritet të zbulohen në javën e ardhshme, mirëpo është bërë një plan që do t’i ndihmojë Kosovës që të rimëkëmbet”, tha ai.
Aliu njoftoi se kreditë që do të lëshohen nga bankat komerciale dhe do të garantohen nga Qeveria përmes subvencionimit të kamatave.
“Mjetet do të shpërndahen në formë të kredisë, disa do të jenë grante e disa subvencione. Ne kemi marrë përsipër që kreditë që lëshohen nga bankat komerciale do të garantohen nga Qeveria. Do të bëhet subvencionimi i kamatave, disa prej tyre do të jenë grante”.
Mes tjerash, Aliu potencoi se pako nuk është e vonuar, pasi sipas tij, bizneset ende nuk janë duke zhvilluar aktivitetin e tyre plotësisht si shkak i ndalesave për parandalimin e COVID-19.
Aliu ritheksoi se javën e ardhshme do të bëhet e ditur se si do të ekzekutohet pako dhe kujt i është dedikuar.
“Nuk e shoh të logjikshme që bizneset nuk janë 100 për qind të lira që të zhvillojnë aktivitetin e tyre ekonomik të kemi një pako e cila nuk mund të jepet në shfrytëzim të tyre për shkak ndalesave”.
“Shpresoj se ndalesat së shpejti do të kalojnë dhe pako do të jetë e gatshme në kohë. Pako javën e ardhshme do të tregohet se sa është pako dhe kujt i dedikohet dhe mënyrën se si do të ekzekutohet”, shtoi Aliu.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMurati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”
Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën