LAJMI I FUNDIT:

Paketë e përmirësuar për aerodinamikën BMW i8 (Foto)

Paketë e përmirësuar për aerodinamikën BMW i8 (Foto)

Kompania e njohur amerikane e cila merret me modifikimin e veturave, Vorsteiner, tani vjen me një ofertë të re sidomos për pronarët e modelit BMW i8.


Vorsteiner ofron paketën për aerodinamikën VR-E të bërë nga fibra të karbonit – që përfshinë spoilerin e përparmë dhe difuzerin e pasmë – kështu që tani ky model bavarez hibrid e sportiv ka një pamje “agresive” për dallim nga modeli standard, transmeton Koha.net.

Gjithashtu, kjo kompania ofron edhe set të rrotave VFE-301, më të mëdha për dallim nga modeli serik.