Pasuria financiare e familjeve shqiptare u tkurr me 29 miliardë lekë në gjashtë muajt e parë të vitit, e dëmtuar edhe nga efekti gërryes i zhvlerësimit të euros ndaj lekut.
Të dhënat janë raportuar nga Banka e Shqipërisë, sipas të cilës, në qershor të këtij viti, vlera e aseteve financiare të zotëruara nga shqiptarët u ul në 1 mijë e 110 miliardë lekë, nga 1 mijë e 139 miliardë lekë që ishte shifra në fund të vitit të kaluar.
Këto janë kryesisht parà që familjet shqiptare i kanë kursyer në depozita bankare, letra me vlerë të qeverisë, fonde investimi ose në pensionet private.
Të dhënat tregojnë se rënia më e madhe në pasurinë e individëve ka ardhur te depozitat në valutë. Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat e shqiptarëve në valutë u rrudhën me 22.4 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit, duke zbritur në 447.1 miliardë lekë.
Ky efekt ka ardhur kryesisht nga zhvlerësimi i euros kundrejt lekut, pasi paratë që shqiptarët kanë mbyllur në euro tani vlejnë më pak nëse konvertohen në lekë. Por, përtej kursit të euros, pasuria financiare e individëve ka rënë edhe për asetet e ruajtura në monedhën kombëtare.
Sipas Bankës së Shqipërisë, depozitat në lekë të familjeve shqiptare u ulën me 10.7 miliardë lekë në gjysmën e parë të vitit, çka dëshmon se familjet kanë prekur kursimet përballë rënies së të ardhurave, ose i kanë kanalizuar ato në forma të tjera investimi, jashtë sistemit financiar, të nxitur edhe nga normat e ulëta të interesit që fitohen në banka. /TCH /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznismene që po pushton tregun muzikor?
Produkte natyrale, vegane dhe organike për kujdesin e lëkurës - My Skin Project
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe
Kreativ Qeramika, Kampion i Kampionëve!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi