Në fund të vitit të kaluar ishte miratuar Ligji i ri i Pagave për punëtorët e sektorit publik, derisa ditë më parë ishte caktuar vlera e koeficientit. Mirëpo, sindikatat nuk janë ndarë të kënaqura me këtë vlerë, sa që disa prej tyre janë ankuar te Avokati i Popullit, me qëllim që ky i fundit pakënaqësitë e tyre t’i bart në Gjykatën Kushtetuese.
Vlera e koeficientit për vitin 2023 do të jetë 105 euro, ndërsa për vitin 2024 pritet të jetë 110 euro. Koeficienti më i lartë, 18, i takon vetëm presidentit të Kosovës, derisa më i ulëti është 2 dhe ai iu takon pozitave për rekrut/kadet të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kadet policor, doganor dhe korrektues.
Sipas Avokatit të Popullit, deri më tani janë pranuar 18 ankesa kundër këtij ligji.
“Deri më tani, Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP) ka pranuar 18 (tetëmbëdhjetë) ankesa kundër Ligjit për Paga në sektorin publik”, thuhet në përgjigjen e Avokatit të Popullit për Telegrafin.
Ky institucion shton se ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm.
“Ankesat kanë ardhur nga sektorë të ndryshëm, si nga Këshilli Prokurorial i Kosovës, auditorë të brendshëm, zyrtarët komunal të arsimit të Komunës së Prizrenit, Shoqata Sindikale e Shërbimit Sprovues të Kosovës, nga organizata Instituti Kosovar i Drejtësisë (IKD), infermierët, mjekët që punojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, laborantë të lartë mjekësor, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, Sindikata e Policisë së Kosovës, Komisioni Qendror Zgjedhor, Qendra për pajisje të dokumenteve, Shoqata e Instrumentarëve të Kosovës”, tregon ky institucion.
Avokati thekson se janë duke e analizuar këtë ligj se do të dalin me një qëndrim për këtë çështje.
“Institucioni i Avokatit të Popullit është duke i trajtuar këto ankesa, dhe po ashtu është duke analizuar ligjin në fjalë, dhe pas kësaj, Avokati i Popullit do të del me një qëndrim në lidhje me këtë çështje”, përfundon përgjigja e kësaj zyre për Telegrafin.
Ndërsa, Gjykata Kushtetuese thotë se ende nuk ka pranuar asnjë kërkesë nga Avokati i Popullit.
“Deri më sot, në Gjykatën Kushtetuese nuk është parashtruar asnjë kërkesë nga Avokati i Popullit përkitazi me këtë çështje”, thotë Kushtetuesja në një përgjigje për Telegrafin.
Më 22 dhjetor 2022, Ligji për Paga ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës, i cili parasheh ndryshim të pagave për punëtorët e sektorit publik, ndërsa më 4 janar ishte dekretuar nga Presidenca.
Kujtojmë se, opozita ka kërkuar që koeficienti i pagave të mos jetë më i vogël se 120 euro.
Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se në këtë seancë do të kërkohet ngritja e vlerës së koeficientit në 120 euro.
“Besojmë se shumica do të këndellet karshi kërkesave nga sindikatat. Kërkoj që të pajtohen me propozimet dhe të shkojë në ngritje të vlerës së koeficientit të pagave [në 120 euro]”, është shprehur Tahiri.
Ligji i cili ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit.
Pra, Ligji rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind e tyre mbetën jashtë. Por, punëtorë në sektorë të ndryshëm publikë, kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
TECHTONIC në Prishtinë: Hapet zinxhiri i dyqaneve të pajisjeve të teknologjisë

Përjetoni qetësinë malore dhe shijoni vilat luksoze “Two Friends” duke u bërë njëri nga pronarët e tyre

Brenda ambienteve të CineStar - kinemaja më e madhe në Evropën Juglindore hap dyert në Kosovë: Thjesht Wow!

Rusia ngrin llogaritë bankare të Finlandës dhe Danimarkës

Pse fluturimet drejt dhe nga Gjermania janë kaq të shtrenjta?

Aliu: Magjistralja Prishtinë-Pejë ka probleme të mëdha me shpronësime

TapRrap

Picamen/e

TapRrap

Beli Travel

AutoMita shpk

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Shitet banesa 121.52m² në Pejë – zgjedhja juaj ideale! ID-197

Shitet banesa me tre dhoma gjumi në Pejë ID-196

Disa fakte interesante rreth personazhit të animuar Mickey Mouse – një nga më të njohurit në Disney

Për të shmangur çdo lëndim të këmbëve gjatë lojës së futbollit fëmijët tuaj duhet t’i kenë këto atlete

Pse vajzat e vogla kanë nevojë për atlete me ngjyrë të bardhë dhe rozë?

Fëmijët tuaj do të shijojnë aventurat e tyre me atletet Adidas

Komoditet superior për orë të tëra loje për fëmijët tuaj falë atleteve Adidas
Më të lexuarat

Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Kurti përmend sërish shkëmbimin territorial: Ishte për ndarjen e Kosovës, i joshte edhe disa shqiptarë

Pesë yjet që mund të zëvendësojnë Karim Benzeman te Real Madridi

“Të lutem kurseje Serbinë”, Kurti zbulon çka i thanë ndërkombëtarët

Vullnetarët rusë që luftojnë në krah të Ukrainës, kapin rob disa ushtarë të Putinit

Me flamujt e Shqipërisë e të Kosovës dhe këngën e Shkurte Fejzës - hyrje spektakolare e Milot Rashicës në stadium