LAJMI I FUNDIT:

Pak shpresa për zgjedhje të lira në Maqedoni (Video)

Pak shpresa për zgjedhje të lira në Maqedoni (Video)

Puna e KSHZ-së nuk e ka dhënë rezultatin e pritur, lista zgjedhore nuk është shumë e besueshme , nuk janë larguar votuesit fantomë, vazhdon keqpërdorimi mediave dhe presioni ndaj tyre. Këto janë vetëm disa nga gjetjet në bazë të raportit më të ri nga monitorimi zgjedhor i realizuar nga qendra për liri “Civil”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas kryetarit të kësaj qendre, Xhabir Deralla, pavarësisht parregullësive të shumta, ky është momenti i fundit kur duhet të tregohet vullneti politik nga ana e partive politike dhe të gjithë aktorëve të tjerë me qëllim që të kemi diçka të përafërt me zgjedhje të lira dhe kredibile. Në të kundërtën, Sipas Derallës, nëse nuk fitohet një gjë e tillë, do të pësojnë pasoja edhe më serioze në zhvillimin apo mbijetesën e Maqedonisë


“Gjetjet tona flasin për një kontinuitet të fushatës zgjedhore për një kohë të gjatë, për dhunë strukturore për probleme me listën zgjedhore, për mangësi të mëdha në punën e KSHZ-së dhe trupat e saj, për probleme të mëdha dhe numër të madh të rasteve për shkelje të të drejtave dhe lirive të njeriut në kontekst zgjedhor, veçanërisht keqpërdorim dhe presion mbi grupet sociale të rrezikuara në vend. Keqpërdorimi i institucioneve për qëllime partiake është akoma evidente, e vazhduar dhe e pa ndaluar, edhe pse janë vendosur në dokumente dhe marrëveshje të ndryshme për tejkalim të krizës politike”, deklaroi Xhabir Deralla, Civil.

Ambasadorja e Gjermanisë në Shkup, Christine Althauser, tha se obligimet të cilat i kanë firmosur partitë politike për të respektuar rregullat zgjedhore, janë shumë të rëndësishme, megjithatë sipas saj, është shumë e rëndësishme që të njejtat të zbatohen dhe të mos mbesin vetëm të shënuara në letër.

“Për më pak se tre javë, vendi do të përballet me zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dy ditë më parë, 11 partitë politike dhe koalicionet, që do të marrin pjesë në zgjedhje, nënshkruajtën në hapësirat e KSHZ-së, një marrëveshje për rrespektim të rregullave për zgjedhje të drejta. Ata kanë angazhuar veten që ta respektojnë rregullat zgjedhore… Ky është lajm I mirë, por për disa sekonda ju do të diskutoni këto çështje “, tha Christine Althauser, Ambasadore e Gjermanisë në Shkup.

Nga ana tjetër, Gëzim Ostreni nga Uniteti tha se ajo barazi që do të nënkuptonte demokraci të mirëfilltë nuk funksionon, sidomos në pjesën e garave ku bëjnë pjesë shqiptarët.

“Do ta parafrazoj një të thënë se çdonjëri që do ti kundërvihet BDI-së do të digjet si therra para diellit, mendoj se kjo është shumë e qartë se çfarë kërcënimi është, kjo është thënë në tubim me 15 000 njerëz. Prandaj ne mendojmë se këta vjedhës politik, sistemin e vet do ta shfrytëzojnë edhe në këto zgjedhje”, deklaroi për Tv Shenja, Gëzim Ostreni, UNITETI.

Civil e organizoi këtë konferencë, në kuadër të kornizave të projekteve për monitorim të zgjedhjeve dhe për edukim dhe forcim të vetëdijes publike për të drejtat e votuesve në Republikën e Maqedonisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori