Pak ditë pas rastit të Bebe Rexhës, edhe Ava Max sulmohet - fansi ngjitet në skenë dhe e godet në fytyrë

Ditë më parë, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, u sulmua nga një person gjatë koncertit të saj në New York.
Ai e gjuajti atë me telefon drejt e në kokë duke i shkaktuar lëndime në fytyrë dhe gjithçka është dokumentuar në një video, të cilën e pa e gjithë bota.
E pak ditë pas kësaj ngjarje e shëmtuar, një ndodhi e pakëndshme në koncert i ka ndodhur edhe artiste tjetër shqiptare të përmasave globale, Ava Max.
Teksa po performonte para fansave të saj në San Diego, një fans është ngjitur pa leje në skenë dhe e ka goditur atë në fytyrë.
Pas këtij gjesti, burri në fjalë është tërhequr zvarrë menjëherë nga truprojet për t'u nxjerrë nga skena, gjersa këngëtarja ka vazhduar interpretimin e saj.
Nga
Telegrafi
21/06/2023
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































