Artistja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, është duke shijuar disa ditë të mira në ishullin piktoresk të Mykonos.

Javën e ardhshme, ajo do të jetë në Kosovë për të performuar në festivalin e shumëpritur "Sunny Hill" në Prishtinë, por duket se pak kohë para kësaj ngjarjeje të madhe, Rexha ka vendosur të relaksohet në një prej destinacioneve më luksoze të gadishullit ballkanik.


Në fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, Rexha nuk ka hezituar të tregojë linjat e saj të bujshme të trupit në paraqitje provokuese me bikini.

image 2830230

Duke ndarë me ndjekësit e saj momente nga pushimet, ajo shkroi në mbishkrimin e fotografive: "Në Mykonos për herë të parë ndonjëherë".

Këngëtarja e hitit "I'm Good (Blue)" po shijon diellin, plazhet e mrekullueshme dhe jetën e natës së Mykonos, duke marrë kohë për të pushuar dhe për të ngarkuar bateritë para performancës së saj në Prishtinë.

image 7450826

Adhuruesit e saj në Kosovë janë të ngazëllyer për ta parë atë në skenën e "Sunny Hill", ku pritet të dhurojë një performancë të paharrueshme. /Telegrafi/

image 748773

image 7832615 Foto: Bebe Rexha/Instagram

image 1996628 Foto: Bebe Rexha/Instagram

image 6662401 Foto: Bebe Rexha/Instagram

image 6490342 Foto: Bebe Rexha/Instagram