Muzo është një pajisje e zgjuar që krijon një rreth të qetësisë, duke bllokuar çdo zë dhe ushtimë.

Sapo të jetë lëshuar, makina e vogël ndalon të gjitha tingujt e padëshiruar, duke krijuar një ‘flluskë pa zhurmë’, transmeton Telegrafi.


Përdoruesi mund ta vë në tri mënyra të ndryshme, duke e komanduar me telefon.

Forma e parë është ‘qetësia’, që ndalon çdo lloj shqetësimi, pas së cilës është ‘gjumi’ ku lejohen vetëm zërat e qetë për të zbutur pagjumësinë.

Opsioni ‘sekret’ përdoret kur dikush dëshiron të bëjë një bashkëbisedim, pa u dëgjuar nga të tjerët. /Telegrafi/