LAJMI I FUNDIT:

Pajisja e re detekton nëse telefoni po përdoret gjatë ngasjes së veturës

Pajisja e re detekton nëse telefoni po përdoret gjatë ngasjes së veturës

Policia nga Hampshire ka shfaqur një pajisje të re që mund të zbulojë kur shoferët po përdorin telefonat e tyre gjatë vozitjes.

Teknologjia e re, e krijuar nga Westcotec, mund të përcaktojë se në sa makina në një shtrirje të rrugës përdoren telefonat.


Kur pajisja zbulon një telefon që po përdoret, do të ndizet një simbol i telefonit në veturë për të këshilluar shoferin të ndalojë përdorimin e telefonit të tij – ngjashëm me ekranet LED të rrugës që paralajmërojnë shoferët të “ngadalësojnë shpejtësinë”.

Megjithatë, detektorët nuk mund të tregojnë nëse është shoferi ose pasagjeri që po përdor telefonin.

Forcat e policisë të Hampshire dhe Thames Valley janë të parët që përdorin pajisjen, e cila gjithashtu lejon zyrtarët të identifikojnë vendet ku telefonat përdoren shpesh nga shoferët.

Një zëdhënës i forcave tha: “Teknologjia mund të zbulojë kur Bluetooth është duke u përdorur, por nuk mund të zbulojë nëse një pasagjer po përdor telefonin, por sinjali do të aktivizohet duke kujtuar shoferët rreth shpërqendrimit të një telefoni gjatë makinës”. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Google dëbon nga puna 28 punëtorë që ishin të përfshirë në protesta kundër kontratës miliarda dollarëshe për Izraelin

Teknologji
Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Roboti që i kapërceu kufijtë po del në pension

Teknologji
“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

“Edhe unë mund të humbas punën time”, thotë Bill Gates – teksa flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificiale

Teknologji
Logitech po përgatit një mi

Logitech po përgatit një mi "të zgjuar": Ju ndihmon të shkruani email ose të modifikoni tekstet - sa do të kushtojë

Teknologji
Apple humbet vendin e parë si prodhues global, Samsung kryeson listën

Apple humbet vendin e parë si prodhues global, Samsung kryeson listën

Teknologji
Kalo në kategori