Pajaziti: Largimi i kryesisë shkaktoi ‘mjegull’

“Realisht kemi pasur probleme pas largimit të kryesisë. Megjithatë, shpresoj që së shpejti të këndellemi si në organizim, si në fushë. Mendoj që kemi luajtur shumë mirë në ndeshjen e fundit, por fati nuk ishte me ne. Gjithçka po shkon mirë me trajnerin e ri dhe jam i kënaqur me punën”, deklaroi Pajaziti për Arena.
Të kujtojmë që Pajaziti edhe pse erdhi vonë, u ambientua shumë mirë në skuadrën gjilanase. Paraqitjen më të mirë ai e bëri kundër Trepçës ’89, ku shënoi tre gola në fitoren 4:2 të Dritës. /Tribuna/Telegrafi/

Nga
Telegrafi
11/10/2013



















































