LAJMI I FUNDIT:

Pahor: I dërguam mesazhe të qarta BE-së, Ballkani Perëndimor të shihet si tërësi

Pahor: I dërguam mesazhe të qarta BE-së, Ballkani Perëndimor të shihet si tërësi

Ballkani Perëndimor dërgoi një mesazh të rëndësishëm nga Samiti i Sotëm i Liderëve Rajonalë brenda procesit Brdo-Brijun, dhe kjo është që BE duhet të shikojë rajonin si një i tërë, tha presidenti slloven Borut Pahor.

Në konferencën për shtyp pas takimit, Pahor tha se tubimi ishte i veçantë, por i suksesshëm.


“Ai ishte i veçantë, nuk kishim mysafirë. Zakonisht kur kemi një mysafir të lartë nga një vend i BE, të gjithë i drejtohen dhe i shprehin pikëpamjet e tij. Këtë herë nuk kemi pasur një mysafir, sepse presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i cili dëshironte të vinte, nuk mundi për shkak të detyrimeve të tjera. Kjo është hera e parë që kemi qenë vetëm dhe na është dashur të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të përballemi me problemet e rajonit”, tha ai, duke shtuar se tubimi ishte i suksesshëm.

“Ky ishte një nga takimet më kërkuese, ku secili mund të thoshte atë që dëshironte, dhe ne duhej të gjenim një kompromis. Duhet të them se kompromisi nuk është bosh, por mbart një mesazh të thellë, i cili është i shkurtër, por i qartë”, nënvizoi presidenti slloven.

Pahor tha se mesazhi i dërguar nga takimi se BE duhet të shikojë rajonin e Ballkanit Perëndimor si një të tërë, dhe jo si kandidatë individualë që po negociojnë.

“Kjo është hera e parë që ne i kemi bërë thirrje BE-së për të parë rajonin si një i tërë. Së dyti, ne nënvizuam faktin që Brukseli duhet ta shikojë rajonin si një çështje gjeopolitike. Gjëja e tretë që thamë është se BE duhet të përshpejtojë procesin e zgjerimit, por ata janë gjithashtu të vetëdijshëm se vendet e rajonit duhet të përshpejtojnë reformat e brendshme,” theksoi ai.

Pahor tha se kjo hapi një kapitull të ri, si drejt BE-së ashtu edhe në politikën e rajonit.

“Kemi arritur në konkluzione që janë të rëndësishme për qytetarët. Unë jam shumë i kënaqur me dokumentin që kemi ”, përfundoi presidenti i Sllovenisë.

Në trend Botë

Më shumë
Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Një zyrtar i Hamasit thotë se grupi do t'i dorëzonte armët – por gjithmonë, me një kusht

Botë
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Rusia nuk ka 'interes' të sulmojë shtetet e NATO-s, thotë kreu i ushtrisë së Putinit

Botë
E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

E quan “një njeri i madh” - Trump i gatshëm të rinovojë aleancën konservatore me Orban të Hungarisë

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Dubai raporton një

Dubai raporton një "sëmundje misterioze" të lidhur me përmbytjet e rënda që goditën rajonin

Botë
Kalo në kategori