LAJMI I FUNDIT:

Pahor, deputetëve: Miratojeni Demarkacionin (Video)

Pahor, deputetëve: Miratojeni Demarkacionin (Video)

Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor iu është drejtuar sot deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim rasti, ndërsa kërkoi nga ata që ta miratojnë marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Pahor kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës guxim politik dhe i inkurajoi ata që të mos hezitojnë dhe ta miratojnë këtë marrëveshje, pasi sipas tij, megjithëse është e vështirë nuk ka mënyrë tjetër për të ecur para.


Presidenti slloven në adresimin e tij para deputetëve tha se ndodhet në Prishtinë si mik i shtetit të Kosovës dhe se nga përvoja e tyre në Slloveni është tejet e rëndësishme të respektohen marrëveshjet.

Duke folur për marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi, Pahor tha se e di se sa komplekse është kjo çështje, por Marrëveshja duhet të miratohet.

“E di E di sa e vështirë është për ju por nuk ka mënyrë tjetër. Si mik ju inkurajoj të mos hezitoni të zgjidhni këtë çështje, e cila ju shpie drejt BE-së e NATO-s…”, tha Pahor.

Ai më tej theksoi se Sllovenia do të jetë në mbështetje të Kosovës në vizionin për integrime euro-atlantike.

“Do të largohem nga ky vend i bukur, dhjetë vjet pas Pavarësisë me një pikëpamje mjaft optimiste për të ardhmen… Nuk do të jetë e lehtë, do të jetë e vështirë për të arritur qëllimet e juaja por duhet t’i dini dy gjëra. Sllovenia është me ju dhe e dyta, ne duam të shohim suksesin tuaj dhe të vendeve përreth jush në të njëjtën kohë. Do të jetë shume inspiruese nëse ne shohim të ardhme më të mirë për gjithë rajonin”, tha ai.

Pahor ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi. Ai tha se problemet me Serbinë duhet të zgjidhen përmes dialogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori