LAJMI I FUNDIT:

Paguheni mirë, por e urreni – arsyeja pse duhet të largoheni nga kjo punë

Paguheni mirë, por e urreni – arsyeja pse duhet të largoheni nga kjo punë
(Foto: Pexels)

Jeta është një udhëtim i mbushur me enigma. Një rregull i pashkruar është që për të fituar diçka, duhet të heqësh dorë nga diçka tjetër. Dhe vendi ku ky kjo përjetohet më shumë është në fushën e financave. Një nga dilemat më të mëdha me të cilat përballen njerëzit në një moment të jetës është a duhet të sakrifikoni cilësinë e jetës dhe lumturinë personale për para? Dhe nëse po, sa duhet të zgjasë kjo?

Të punosh në një punë që e urren për të fituar pavarësinë financiare është një sakrificë që ia vlen të merret në konsideratë. Megjithatë, përpara se të shisni shpirtin tuaj dhe të dënoni veten me një jetë të mjerueshme për pushtetin e parasë, Akademi Pune ju liston disa arsye që zgjedhja e një page në vend të pasionit nuk është se ia vlen.

Të ndiheni të përmbushur

Mijëvjeçarët (Millennials) mendohet se janë ndjekës idealistë të ëndrrave. McGraw-Hill Education kreu një studim të vitit 2014 të quajtur “The Grad Gap” dhe zbuloi se 73 për qind e studentëve të diplomuar vlerësojnë gjetjen e një pune që u lejon atyre të bëjnë atë që duan në vend të një pune që paguhet mirë. Ata zbuluan gjithashtu se 45 për qind e studentëve preferojnë një punë që përfiton shoqërinë sesa një punë që paguan një pagë të lartë.


Dhe ndërsa mijëvjeçarët mund të jenë idealistë me sy plot yje, ata mund të jenë të interesuar për të jetuar një jetë të përmbushur. Të kesh një qëllim jo të zhytur në materializëm është çelësi i prosperitetit të vërtetë. “Pavarësia financiare është e rëndësishme, por a është gjëja më e rëndësishme?” – kjo është pyetja që duhet t’ia bëni vetes fillimisht.

Thënie frymëzuese për motivim
Lexo po ashtu Thënie frymëzuese për motivim

Paraja nuk mund të blejë lumturinë

“Paraja nuk mund të blejë lumturinë” – tingëllon si një thënie klishe por në shumicën e rasteve është e vërtetë. Puna kuptimplotë ndihmon për t’ju motivuar, sfiduar dhe përmbushur më shumë sesa paratë. Sipas psikologut të njohur Frederick Herzberg – autor i “Motivimi për të punuar” – njerëzit kërkojnë kënaqësi bazuar në nevoja psikologjike të nivelit më të lartë si arritja, vlerësimi, përgjegjësia, avancimi dhe vetë natyra e punës. Gjëra të tilla si rritja e pagave, kushtet e punës dhe siguria e punës janë dytësore.

Pasi të keni mjaftueshëm para dhe të plotësohen të gjitha nevojat tuaja dhe disa nga dëshirat tuaja, një rritje e pagës humbet forcën e saj motivuese. Të duash atë që bën (ose të paktën të mos e urresh) është ajo që të bën të lumtur. Të punosh në një punë që e urren dhe të ndjekësh vazhdimisht vetëm paratë do t’ju bëjë shumë më të pakënaqur sesa të vishni rroba të përdorura dhe të vozitni një këllëf.

(Foto: Pexels)

Të marrësh një pagë të lartë nuk është e vetmja rrugë drejt pavarësisë financiare

Një keqkuptim i lidhur me dilemën për të qëndruar ose lënë një punë të tmerrshme është se ju nuk mund të ruani lirinë financiare nëse keni më pak para. Kjo thjesht nuk është e vërtetë. Fitimi i një page të lartë do të arrijë qëllimin tuaj më shpejt, por me çfarë kostoje?

Pavarësia financiare nuk fitohet apo mbahet duke fituar një pagë të mirë. Po sikur të humbisni punën tuaj, të përballeni me një krizë shëndetësore ose t’ju duhet të siguroni kujdes afatgjatë për një mik apo anëtar të familjes? Aftësia juaj për t’u bërë dhe për të qëndruar i pavarur financiarisht përcaktohet nga aftësia juaj për të përdorur atë që keni me mençuri. Kjo është e lidhur me aftësinë tuaj për të jetuar me kursim, për të ulur kostot dhe për të përdorur kreativitetin dhe zgjuarsinë për të zgjidhur sfidat financiare. Pavarësia juaj financiare qëndron në aftësinë tuaj për të punuar në mënyrë më të zgjuar, jo për të punuar deri në vetëmohim.

Çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë brenda zyrës
Lexo po ashtu Çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë brenda zyrës

Shëndeti juaj mendor është prekur

Të shkosh në një punë që e urren, ditë pas dite, ngadalë të transformon në një person tjetër. Kështu më se keqi e pëson shëndeti juaj mendor. Studime të panumërta tregojnë se stresi në vendin e punës mund të çojë në depresion dhe ankth. Një studim i vitit 2011 i BMJ Publishing Group zbuloi madje se të qenit i papunë mund të jetë më mirë për shëndetin tuaj mendor sesa të keni një punë që e urreni.

Qëndrimi në një mjedis negativ jua pakëson forcën, dëshirën dhe ambiciet. Dhe gjithë ai negativitet ndikon në marrëdhëniet tuaja edhe me njerëzit jashtë zyrës. Kjo mund t’ju bëjë të sulmoni dhe keqtrajtoni të dashurit tuaj, ose mund t’ju bëjë të tërhiqeni. Ju humbisni momente të rëndësishme dhe e gjeni veten të mbushur me faj.

Një punë e keqe është e ngjashme me të qenit në një marrëdhënie toksike. Nëse miku juaj më i mirë do të ishte në një marrëdhënie ku po keqtrajtohej dhe nuk po vlerësohej, do ta inkurajonit që të vlerësonte veten dhe të largohej. Kjo këshillë është e përshtatshme edhe për ju në një punë të tmerrshme.

(Foto: Pexels)

Stresi ndikon keq edhe në trupin tuaj

Qëndrimi në një punë që e urreni, e dobëson shëndetin tuaj. Hulumtimet tregojnë se sasitë e vazhdueshme të stresit mund të komprometojnë sistemin tuaj imunitar dhe t’ju bëjnë më të ndjeshëm ndaj kancerit, diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës dhe goditjes në tru. Mjediset e punës me stres të lartë gjithashtu shkaktojnë mungesë gjumi, shtim në peshë, mjegull të trurit dhe mund të përkeqësojnë sëmundjet mendore.

Në një studim të vitit 2015, një ekip hulumtues nga Shkolla e Biznesit në Harvard dhe Universiteti i Stanfordit matën ndikimin e kushteve të dëmshme të vendit të punës në jetëgjatësinë. Studimi zbuloi se vendet e punës stresuese ua shtojnë gjasat punëtorëve që të vdesin më herët sesa ata që janë të angazhuar në punët që i duan. Studimi zbuloi se të punosh në një punë stresuese, të cilën e urren, mund t’ju marrë shume vite nga jeta. Kini parasysh këtë gjë: A ia vlen paga më e lartë e një jetë më e shkurtër?

Zhvilloni një strategji për ta lenë punën

Nëse e urreni punën tuaj, ndiheni të stresuar, të dëshpëruar dhe tepër të pakënaqur, është koha për të vepruar. Zhvilloni një plan për ta lënë atë punë. Cakto një datë për të lënë dhe për të filluar punën drejt këtij qëllimi. Merrni më shumë trajnime, gjeni një praktikë dhe filloni të lidheni me njerëzit në industrinë ku dëshironi të punoni. Derisa filloni kërkimin tuaj për karrierë, duhet të filloni gjithashtu të filloni të kurseni.

Mënyrat e gabuara për të kërkuar rritje të pagës
Lexo po ashtu Mënyrat e gabuara për të kërkuar rritje të pagës