LAJMI I FUNDIT:

Çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë brenda zyrës

Çfarë nuk duhet të bëni asnjëherë brenda zyrës
(Foto: Pexels)

Në zyrë kalojmë një pjesë të madhe të ditës, andaj mënyra si sillemi në këtë ambient pune është shumë e rëndësishme. Mënyra se si sillemi në zyrë ka shumë ndikim në mënyrën se si vlerësohemi si punonjës dhe koleg.

Akademi Pune ju përcjell disa këshilla se cilat janë gabimet që duhet t’i shmangni në zyrë:


Të shikuarit në ekran të tjetrit

Personi më i bezdisshëm në zyrë është ai që shikon në ekranin e laptopit të kolegëve të tij. Sigurohuni që të mos jeni ky person i bezdisshëm. Pa marrë parasysh dëshirën për të parë se çfarë po bëjnë njerëzit e tjerë, ju duhet ta kurseni veten nga ky veprim që ju bën të dukeni si personi që ju intereson çdo gjë që bëjnë të tjerët.

(Foto: Pexels)

Ecni përreth sikur e zotëroni vendin

Është e mrekullueshme të kesh vetëbesim, por është mëkat të jesh kryelartë. Pra, në asnjë rrethanë nuk duhet të ecni sikur të jeni pronari i atij vendit. Këshillohet që të mbani nën kontroll zgjuarsinë tuaj dhe të mos e merrni këtë rol. Mbani qëndrimin tuaj dhe tregohuni i sinqertë dhe të gjithë do të ju shohin më pozitivisht.

Mënyrat e gabuara për të kërkuar rritje të pagës
Lexo po ashtu Mënyrat e gabuara për të kërkuar rritje të pagës

Të jeni i zhurmshëm

Mos u bëni personi më i zhurmshëm në zyrë që vazhdimisht ju dëgjohet zëri. Mbajeni një nivel mesatar të zërit dhe mos lëshoni asnjëherë muzikë me zë të lartë. Personat e zhurmshëm konsiderohen si shumë të bezdisshëm dhe janë ata që më së shumti i pengojnë kolegët.

Thashetheme

Besoj që këtë këshillë e keni dëgjuar vazhdimisht. Është e rëndësishme të qëndroni tërësisht larg thashethemeve. Të gjithë e dimë se kjo nuk është e mundur gjithmonë. Fjalët qarkullojnë vazhdimisht nga një zyrë në tjetrën. Por çfarë mund të bëni ju është të shmangeni sa më shumë nga këto fjalë veçmas nga personat të cilët janë të prirë për t’i nxitur ato. Ju mund të keni mendime të ndryshme për kolegët, shefin apo çështje të caktuara në punë, por më e mira është t’i mbani ato për vete apo që komentet e juaja t’i ndani vetëm me kolegët të cilët i konsideroni miq të afërt dhe ju besoni.

(Foto: Pexels)

Të vjedhurit

Çdokush të paktën një herë ka huazuar apo ka marrë diçka nga zyra e dikujt tjetër. Këto gjëra përfshijnë ndonjë laps, fletore, mbajtëse të gjërave apo gjëra personale. Është në rregull t’i përdorni ndonjëherë kur keni tejet nevojë por mos e shndërroni këtë në një zakon. Të vjedhurit nuk është një veprim i mirë dhe nëse ziheni mund të ju obligojnë edhe të paguani për to.

Katër shenjat që tregojnë që eprori juaj është toksik
Lexo po ashtu Katër shenjat që tregojnë që eprori juaj është toksik

Të gënjyerit dhe të fajësuarit e të tjerëve

Kur e gjeni veten në situata të vështira, do të jeni të prirë të gënjeni ose t’ia kaloni fajin dikujt tjetër për gabimin tuaj. Ky është veprimi i fundit të cilin ju duhet ta bëni. Nëse e bëni këtë, do të vini në rrezik jo vetëm reputacionin tuaj, por edhe punën tuaj. Përmbahuni gjithmonë politikës së ndershmërisë dhe veproni në mënyrën sa më të drejtë. Të pranuarit e gabimit do të ju bëjë të dukeni më mirë se sa të hedhurit e fajit dikujt tjetër.

Të treguarit e problemeve personale

Jeta e askujt nuk është e lehtë. Kijeni parasysh këtë gjë. Të gjithë kanë probleme personale ashtu siç keni edhe ju. Do të tregoheshit naiv nëse i ndani problemet e juaja me kolegët e punës. Ne ju rekomandojmë që momentin që hyni brenda ambientit të punës t’i lini të gjitha problemet në shtëpi dhe të vini në zyrë me një mendje të kthjellët. Kini parasysh kolegët nuk janë familjarët tu dhe as psikologët tu.

Ja çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm kur ndihen të pakënaqur në punë
Lexo po ashtu Ja çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm kur ndihen të pakënaqur në punë

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Shamponi i bebeve kthen rrobat e rrudhura në madhësinë e mëparshme: Ja sesi?

Bëje vet
Kalo në kategori