LAJMI I FUNDIT:

Paguan nga dy tiketa parkingu, parkon në mes Nissanin e prodhuar para 27 vitesh (Foto)

Paguan nga dy tiketa parkingu, parkon në mes Nissanin e prodhuar para 27 vitesh (Foto)

Chris Jemeson nga Suffolk i Anglisë, i ka tetë vetura të vjetra, por Nissan Fairlady 300Z, që është prodhuar para 27 vitesh, ka një rëndësi të madhe për të.

Pronari 27-vjeçar i makinës japoneze, paguan nga dy tiketa, për ta parkuar në mes makinën e preferuar, nga frika se mund t’ia gërvishtin, transmeton Telegrafi.


“Si ka mundësi që nuk kuptojnë, që e adhuroj këtë Nissan. Nuk kursej asgjë për të”, ka thënë Jemeson.

Pos që e do shumë makinën, ai llogaritë se më lirë i kushtojnë nga dy tiketa, se sa të paguajë për riparimin e kushtueshëm, për këtë makinë të vjetër. /Telegrafi/