LAJMI I FUNDIT:

Paguaje sa një ajvar në ditë – udhëto me Dacia Sanderon e ri

Paguaje sa një ajvar në ditë – udhëto me Dacia Sanderon e ri

Në ditët e sotme të komunikacionit të ngjeshur është e pamundur të mos e shohim ndonjë veturë Dacia Sandero.

Tash e sa vjet ky model nga Dacia është i dëshmuar si një prej veturave më të përshtatshme për rrugët tona dhe shumë i pëlqyer në tregun tonë.

Secili person dhe kompani gjen veten te Sandero për shkak të efikasitetit, komoditetit dhe çmimit të arsyeshëm me të cilin vjen kjo veturë.

Të mos kesh mundësi nuk është më arsye, pasi që Dacia Sandero mund të bëhet i juaji për një çmim modest, sa e paguani 1 ajvar në ditë!

Auto Mita ka prezantuar ofertën më të re për adhuruesit e veturave të reja ku me një kosto prej vetëm një ajvari në ditë, do të udhëtoni me sigurinë maksimale dhe me komoditetin krahas shpenzimeve minimale që zotëron Dacia Sandero i Ri.

Sandero është prezent tashmë në mbi 500 familje kosovare, që edhe e bën veturën më të shitur të segmentit të vet në Kosovë, ashtu sikurse edhe në shumë shtete evropiane.

Përpos çmimit atraktiv që vjen në këtë ofertë nga distributori numër një në vend, ju mund të përfitoni edhe:

-5 vjet garancion me mundësi zgjerimi deri në 7 vite
-Servisin e parë Gratis
-Kasko për vitin e parë Gratis

Oferta është e limituar, e bëni nder vetes duke udhëtuar pa u brengosur për gjendjen e veturës tuaj, me një veturë të re, siç është Dacia Sandero i ri.

Për më shumë informata vizitoni uebfaqen zyrtare http://www.renault-rks.com, faqen e Facebook ose kontaktoni në numrin e tel: 045 500 588 dhe email: info@automita.com.