I pagoi bursën për një vit, studentja më nuk do të flas me "Baden" e "Ezelit"

Berrak Tuzunataç është një aktoret më të dashura turke tek publiku shqiptar.
Ajo u bë e famshme tek në saje të rolit të Bade Duygusal n serialin e famshëm “Ezel”.
Aktorja është vlerësuar gjithmonë për altruizmin e saj, pasi shpeshherë ndihmon njerëzit në nevojë.
Megjithatë, 33-vjeçarja do të mendojë mirë tash e mbas se kë po e ndihmon para se të merr një veprim të tillë.
Në fakt, bukuroshja turke tash e sa kohë po e ndihmonte financiarisht një studente për të kryer studimet.
Por, pasi i pagoi këstin e fundit, studentja e bllokoi dhe humbi kontaktet me aktoren, të cilën gjë e konfirmon Tuzunatac.
“Studenti që ndihmoja prej më shumë se një viti për të studiuar, mori muajin e fundit paratë dhe ma bëri bllok. Sinqerisht i jam mirënjohëse se më dha një mësim për jetën. Shpresoj”, shkruan aktorja në Twitter.
Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe në disa projekte të reja filmike dhe teatrale në Turqi. /Telegrafi/














































