LAJMI I FUNDIT:

Paga mesatare bruto në Shqipëri rritet me 8.4 për qind, kap vlerën 475 euro

Paga mesatare bruto në Shqipëri rritet me 8.4 për qind, kap vlerën 475 euro

Paga mesatare mujore bruto në Shqipëri regjistroi një rritje vjetore prej 8.4 për qind në tremujorin e katërt të vitit 2021, duke shkuar në 59,565 lekë [475 euro], sipas të dhënave të institutit të statistikave, INSTAT.

Kujtojmë se paga bruto u rrit me 6.9% në tremujorin e mëparshëm.


Paga mesatare bruto në sektorin publik arriti në 70,531 lekë [563 euro], ndërsa në atë privat 54,482 lekë [435 euro], thuhet në raportin e INSTAT.

Shkalla e papunësisë në Shqipëri zbret në 11.4% për qind në 2021
Lexo po ashtu Shkalla e papunësisë në Shqipëri zbret në 11.4% për qind në 2021

Në periudhën tetor-dhjetor, paga mesatare më e madhe, 122,106 lekë [975 euro], është dhënë në sektorin financiar dhe të sigurimeve, e ndjekur nga sektori i informacionit dhe komunikimit me 90,707 lekë [724 euro].

Paga më e ulët prej 35,881 lekësh [286 euro] është shënuar në bujqësi, pylltari dhe peshkim, e ndjekur nga sektori i ndërtimit me 44,949 lekë [359 euro].

Paga minimale mujore bruto në Shqipëri është 30,000 lekë [240 euro].

Në anën tjetër, tregu i pagave në Shqipëri karakterizohet nga një informalitet i konsiderueshëm. Shumë kompani nuk deklarojnë pagat reale ose nuk deklarojnë paga fare për të evituar taksat. /Telegrafi/