LAJMI I FUNDIT:

Pafajësia fëmijërore, si garant i identitetit shqiptar!

Pafajësia fëmijërore, si garant i identitetit shqiptar!

Kur në vitin 2006 drejtoja gazetën “Shqip”, fati e deshi që të bëhesha promotori i atij që është cilësuar si njëri prej debateve më të mëdha intelektuale të postkomunizmit në Shqipëri, mes Ismail Kadaresë dhe Rexhep Qosjes për “identitetin shqiptar”. Një debat që vijoi për afro tri muaj me radhë, në vorbullën e madhe të së cilës u përfshin edhe shumë akademikë, historianë, studiues, shkrimtarë, analistë e gazetarë.

Mu rikujtua ky moment pasi orët e fundit u bë virale në internet, video e një fëmijë që bashkëbisedon ndoshta me nënën, teksa i deklaron me lot në sy se ai nuk është kosovar, por shqiptar i Kosovës. Ky rrëfim i pafajshëm, përveçse prekës për nga dëlirësia e reagimit të natyrshëm, përfaqëson me një qartësi çarmatosëse edhe thelbin e debatit që tentojnë herë pas here që ta nxisin, burra “me mjekër” në hapësirën shqiptare në Ballkan.


E kam fjalën për shkrimet e përsiatjet rreth asaj që ata e quajnë “identitet kosovar” ose debatit rreth “kombit kosovar”. Një tezë kjo që ka nisur të artikulohet sa më shumë i largohemi ditës së çlirimit të Kosovës dhe shpalljes së pavarësisë së saj. Ky debat nuk merr dhe s’ka se si të marrë as edhe në të ardhmen përmasat e debatit të 15 viteve më parë, rreth identitetit shqiptar. Kjo për shumë arsye që janë sqaruar e shteruar nga shumë të tjerë, më parë.

Një komentues shkruante poshtë videos së vogëlushit shqiptar të Kosovës, se “ajo është përgjigja e vetme për të gjithë ata që mbrojnë tezën absurde të identitetit kosovar. O të mjerë nuk ka identitet çam, myzeqar, lab, dukagjinas, matjan, zagoriot a dibran… Por, ka vetëm një popull dhe komb shqiptar. Pra, vetëm një identitet shqiptar.”

Atëherë kur u diskutua kjo temë, Çapajev Gjokutaj shkroi se jo vetëm termi “identitet kosovar”, por edhe “termi identitet kombëtar është relativisht i ri në ligjërimet tona. Ka nisur të përdoret gjerë në gjysmën e parë të viteve 1990, sidomos pas debatit të njohur mes Ismail Kadaresë e Rexhep Qoses. Deri atëherë përdorej kryesisht termi ‘karakter kombëtar’”.

Sipas tij, idetë dhe aspiratat e Rilindjes Kombëtare ishin guri i themelit të ngrehinës së identitetit kombëtar. Por, do të duhej krijimi i shtetit shqiptar, veprimtaria e shkollave, teksteve mësimore, mediave, ushtrisë, festave e ceremonive kombëtare që projekti rilindas të përvetësohej masivisht nga populli dhe të merrte trajtën e një identiteti funksional, të kultivuar thellë.

Ajo që më shtyu më së shumti që ti hidhja këto radhës, është një përkim befasues në një moment kyç të historisë sonë këtu e një shekull më parë, pothuajse identik me atë të fëmijës së pafajshëm të epokës së sotme të internetit. Ishte viti 1923, kur i shumënjohuri nga historiografia shqiptare, gjeneral Enrico Tellini, bashkë me një bashkatdhetar italian e një major britanik, nisën misionin disamujor për caktimin e kufijve të Shqipërisë së Jugut.

Shumë prej fshatrave atë kohë i pretendonte si pala shqiptare, ashtu edhe ajo greke. Zgjidhja u gjet përmes një truku të thjeshtë. Kur mbërrinin në sheshin e fshatit ku grumbulloheshin fëmijët, anëtarët e komisionit ndërkombëtar hidhnin një grusht me monedha. Në përpjekje për të marrë sa më shumë, fëmijët nisnin e shanin në gjuhën e tyre të përditshme, e cila ishte në masën më të madhe shqipja. Pafajësia e fëmijëve bëri që shumë fshatra kufitare, t’i bashkoheshin Shqipërisë.

Në trend

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Demografia evropiane - cili shtet ka natalitetin më të lartë dhe ku qëndron Kosova?

Evropa
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Kalo në kategori