LAJMI I FUNDIT:

Për paditë nga ministrja dhe deputetja e LVV-së, Hoti: Kjo është situata absurde në një demokraci

Për paditë nga ministrja dhe deputetja e LVV-së, Hoti: Kjo është situata absurde në një demokraci

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, i ka cilësuar absurde paditë e dorëzuara sot në gjykata nga ministrja Rozeta Hajdari dhe deputetja e LVV-së, Mimoza Kusari Lila.

Hoti ka thënë se “dy padi janë dorëzuar sot në organet e drejtësisë nga dy eksponentë të pushtetit të majtë kundër atyre që potencialisht i kanë incizuar dhe atyre që i kanë publikuar disa biseda ku përfshihen këta eksponentë të pushtetit. Paradoksalisht, me aq sa u publikua në media, asnjëra padi nuk ka të bëjë kundër atyre që thuhen në incizime”.


“Kjo është situata absurde në një demokraci. Një politikan normal, që ndjen përgjegjësi publike, do të kishte dhënë dorëheqje derisa të sqaroheshin këto ngjarje nga organet e drejtësisë”, ka shkruar Hoti, transmeton Telegrafi.

Më tej ai ka thënë se nuk pret “nga këta demagogë të marrin ndonjë përgjegjësi. Sepse këta janë të njëjtit që e mbajnë në detyrë një ambasador që potencialisht mund të akuzohet për skandal milionësh, ndaj të cilit është kryer edhe hetim parlamentar”.

Kusari-Lila dorëzon kallëzim penal ndaj Slavko Simiqit
Lexo po ashtu Kusari-Lila dorëzon kallëzim penal ndaj Slavko Simiqit

“Këta janë të njëjtit që nuk e shkarkojnë Kryeshefin e KEK-ut, por e mbajnë të suspenduar dhe e paguajnë pagë mbi 1500 euro në muaj, edhe pse me sa di ai është në paraburgim”, ka thënë Hoti.

Reagimi i Hotit vjen pasi ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari sot ka paditur mediumin i cili ka publikuar disa përgjime lidhur me “aferën gruri”.

Ndërsa, Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ish-deputetit dhe zyrtarit të Listës Serbe, Slavko Simiq,  për incizimin e bisedave me të, të cilat u publikuan së fundmi në media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori